Dienstag, 18. Juni 2013

Flamuri që ngriti Ismail Qmali ishte i Spiridon Ilos

FLAMURI ORIGJINAL 
I NGRITUR
NGA ISMAIL QEMALI
ËSHTË I SPIRIDON ILOS.
AI FLAMUR U DOGJ
NGA ARMIQT E KOMBIT

GËZIM LLOJDIA*

1. Ku është flamuri qe u ngreh nga dritarja
e mesme e divahanit të Xhemil Vlorës?

Rrugë kërkimet për gjetjen e flamurit origjinal.Flamuri ishte i kuq,me zhgabë të zezë hyjnor u mbajt nga dora e ëmbël e Ismail Vlora. Ishte shenjtor ,gjeti rrugë me shtigje ,njerëz, miq për të kryer aktin e pavarësisë. Ishte shenjtor me gjak e kockë të vërtetë shqiptari .Një shekull pavarësi u tret. Kemi ende në mëndje flamurin ,atë që ngriti dora e tij. Atë flamur që ndriçoi shpirtrat atë pasdite kur u valëvit nga dritarja e mesme e divahanit të Xhemil Vlorës dhe pas saj Spiridoni, nxitoi ta mbërthej në parmak. Është udhërrëfyesi ynë, në kohëra luftërash ,mote të ligshtë,paqe të brishtë. Për arë flamur jepej besa ,bëjnë be burrash .Për ty flamur!U tret shekulli, që kur u ngrit flamuri. Nga gjumi zgjohemi , në detin pa rërë e guaska, në natën pa hënë e yj

Pyesim: Ku gjendet flamuri ynë, që u ngrit në 28 Nëntor? Cila pishë e dorë i vuri xhixhën?Kush do ta shpëtonte këtë vend,që nxinte nga “kroma otomane” ? Ka të dhëna se ka pasur kërkime nga kohërat kur ai u zhduk. Hulumtimet kanë vijuar. Janë hedhur ide gati të panumërta për flamujt që u ngritën në Vlorë duke pretenduar për secilin prej tyre si flamuri origjinal. Në tablotë e kohës, rreth kërkimet u ngushtua madje duke u përqendruar në tre prej varianteve. Por gjithë kohën, mungoi kërkimi i specializuar nga specialistët. Kërkimet për gjetjen e një objekti të humbur kërkojnë të zbulohen arkivat,objektet e tjera, që kanë qarkulluar kur mungesa e lajmit ka ndikuar dukshëm,për periudhën ‘45-90.Kohë kur u mërguan nga jeta shumë firmëtarë. Kartolina,objekte postare,gazeta,monedha,pulla postare, rodhanë,koleksionet, botimet,kujtimet duhen hulumtuar.Tre variantet të hedhura nga shtypi i kohës për këtë rast. Por dëshmia është se flamuri, që u ngrit në pasditen e 28 nëntorit në sarajet e familjes Vlora për të shpallur independencën tonë është i flamuri i Spiridon T. Ilo .A gjendet ky flamur?A kemi ndonjë shenjë të tij?Flamur nuk ekziston më. Gjurmimi shpirtëror na shpie në këtë hulli. Është djegur nga armiqtë e këtij kombi .Edhe dy flamujt e tjerë që përmenden nga referimi i gazetës „Dielli“ mbi një shkrim të Qerim Panaritit :“Ne e dërguam flamurin nga Bostoni në Korfuz një vit më parë se të ngrihej në Vlorë nga z. Ismail Qemali (në vitin 1911). Të gjitha shpenzimet për qëndisjen, paketimin dhe dërgimin e flamurit u bënë nga shoqëria jonë Besa-Besë“ .Në vijim z.Panariti thotë se: “Detyra e mbajtësit të flamurit ju ngarkua z. Naçi Nuçi, ish mësues i gjuhës sonë shqipe në Korçë.

Flamuri Eqrem bej Vlora, në kujtimet e tij,flet për flamurin që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë nga Ismail Qemali, ishte një flamur personal, pronë private e tij, që e mbante në shtëpi si kujtim, të dhuruar në vitin 1909 në Paris, nga një pinjoll i familjes Kastrioti, don Aladro Kastrioti. Duke gjurmuar të dhënat e shtypit shqiptar: I biri i Spiridon Ilos, Vangjo Ilo para pak vitesh dha në media informacionin se Spiridon T. Ilo e mori flamurin shqiptar ,që zbukuronte sallën në mbledhjen e 5 nëntorit 1912 në Bukuresht dhe e solli në Vlorë në 27 nëntor 1912. Sipas tij, :"Spiridon Ilo qëndroi në shtëpinë e vajzë së tezes Marigo Posio, e cila i qepi flamurit një radhë thekësh dhe disa ndryshime tek shqiponja. Ky flamur u ngrit në Vlorë në 28 nëntor 1912". Ky a është edhe flamuri origjinal që ngriti Ismail Vlora në pasditen e 28 nëntorit? Këtij flamur i janë qëndisur thekët nga Marigo Poszio. Ky është edhe shtegu të shpie në gjetjen e flamurit të ngritur në Vlorë nga dritarja e mesme e divahanit të Xhemil Vlorës. Spiridon Ilo, thotë: “Flamurin që përgatitëm në Bukuresht unë e kam mbajtur në gji, që nga Bukureshti deri në Vlorë dhe pastaj, pasi e valëviti Ismail Qemali, unë e mbërtheva me sqepar në parmak”.


2. Flamuri duhet të ketë dalë nga selia e parë e qeverisë

Nisëm një kërkim dy vite më parë. Objekti ku u përqendruam :selia e parë e qeverisë së Vlorës. A gjendet brenda këtij muzeu ky flamur?Dëshpërimi ynë pa kufij. Flamuj të tjerë ka aty,të çetave patriotike si i S.Butkës apo të tjerë të viteve para Motit të madh. Sefa Vlora nga Roma në 6 maj 1968 :”U muar vendimi nga qeveria që të krijohet senati i parë i Shqipërisë dhe selija u caktua të ish shtëpia ku banonte Ekrem Beu. Mbas gati dy muajsh qëndrimi në shtëpinë e Xhemil Beut,Ismail Qemali vendosi që qeveria të shkojë në një ndërtesë të shtetit. U zgjoth për këtë qëllim godina që quhesh e “Karantinës” në Skelë të Vlorës.” Pinjolli i Vlorjave “,Eqrem beu dëshmon këtë transferim të qeverisë drejt Skelës. Kështu qeveria provizore u shpërngul tek ndërtesa me dy kate në Skelë. Godina është në të njëjtin vend .U zhurit ndërtesa ( flamuri ishte zhuritur mote më parë) Skelën e zunë fashistët në ‘39. Një humbje tjetër,që shkruan dhimbjen. U rindërtuar në formën origjinale. Nga largësia e motit të madh, 50 vjetori përkon me vitin 1962, shpallet muze i pavarësisë. Krejt ndërtesa përbëhet nga 6 dhoma,8 pavijone dhe 2 sallone. Këtu u ngritën zyrat e ministrave të kabinetit të qeverisë provizore. Në cilën prej këtyre zyrave besoj të jetë strehuar flamuri origjinal? Ai flamur ishte simbol i pavarësisë. Ai nuk mund të rrinte më në banesën ku mbajt kuvendi .Flamuri do të qëndronte në zyrat e qeverisë si simbol i saj. Shqyrtojmë fotografinë e qeverisë e I. Vlorës ,fotografi e realizuar tek selia e saj në Skelë. Fotografia i përket nëntorit ,moti 1913. Përvjetori i parë i pavarësisë. Është i gjithë grupi i ministrave. Në krahë të djathtë të qeverisë e cila ka dalë e tëra në ballkon gjendet flamuri. Forma e flamurit na shqyrton këtë mundësi: ai është më i vogël se flamujt e tjerë .Ka atë madhësi,formë,shkabë që shquhet qartazi në mes të farfuritjes .Ky është flamuri që solli prej Bukureshtit patrioti ,Spiridon Ilo. Prej këtej duhen kërkuar gjurmët dhe zhdukja e tij apo djegia siç e ka raportuar Sheradin Berisha. Pra djegia e tij nga armiqtë e këtij kombi të cilët nën ethet e pushtimit,të ndarjes dhe copëtimit të këtij vendi kanë bërë edhe aktin e fundit. Dihet në vitet ‘30 është kërkuar flamuri origjinal për tu ruajtur në muze,por kërkimi ka rezultuar gati i pashpresë. Flamuri duhet të jetë marrë prej këtu, për tu djegur definitivisht për të mos mbetur asnjë gjurmë,në kohët e trazuara. Zhuritja besoje nga armiqtë e kombit tonë,për të shuar kështu një dëshmi të madhe, atë të zhdukjes,zhuritjes e kthimit në hi të simbolit të pavarësisë.Në 25 vjetorin e pavarësisë,viti 1937 ka gjetur të gjallë shumë firmëtarë e ministra të qeverisë provizore të Vlorës. Ka një korrespodencë të viteve ‘30 për gjetjen e flamurit i cili do të shkonte të ruhej në muze .Përgjigjia e E .B.Vlorës dhe të tjerëve është e pashpresë. Petro Poga ka bërë një koment. Lef Nosi fotokopjoi aktin origjinal. Por flamuri origjinal nuk u gjet.


 3. 25 vjetori pavarësisë a gjendej flamuri origjinal ?

Kur kishte mbritur 25 vjetori i pavarësisë kombëtare ishte viti1937. Delegatë dhe firmëtarë një pjesë ishin ende gjallë,por në këtë përvjetor dhe në të tjerët nuk gjenden më flamujt origjinalë. Bëhet llaf për flamujt e Spiridon Ilos,Eqrem beut. Nga hulumtime dhe disa fakte e botime që janë kryer ,gjurmët të shpien tek ai flamur që ka sjell Spiridon Ilo.Varianti i Eqrem beut rrëzohet,ai ishte në Kurvelesh në frontin përball armikut por ka mbritur me vonesë në qytetin e pavarësisë. Kures nga udhëtimi Bukuresht në Vlorë me synimin shpalljen e pavarësisë e cila në vetvete përmbante disa rregulla ku ai, Ismail Vlora dhe te tjerë që kishin qenë shtetar prej kaq vitesh i njihnin rregullat mes të cilave ngritja e flamurit,pra e flamurit shqiptar i kishte bërë të vëmendshëm, që në këtë rrugëtim të kishin edhe flamurin, që do të ngrihej në ditën e shpalljes së pavarësisë. Ata kishin një synim që ja arritën,kishin të koncentruar gjithshka që u shkrua dhe u realizua në Vlorë në ditën e parë dhe në ditët e mëpastajme me shpalljen e pavarësisë,ndërtimin e qeverisë provizore,të senatit,të institucioneve shtetërore etj .Ndonëse nga koha e ngritjes së flamurit në Vlorë ishin mërguar më tepër se 25 vjet ,polemikat në shtypin shqiptarë vazhdojnë ndoshta synojnë zbardhimit të ngjarjes ,sepse koha kur ngjau kishte më pak mjete regjistrimi dhe media. Oret e 25 vjetorit kishin rrëzuar akrepat në janar 1937, por flamuri origjinal nuk gjendej askund. Ndërsa akti i shpalljes së pavarësisë ishte në duart e Lef Nosit ,për flamurin nuk mund të bëhej më asgjë. Mulliri i polemikave ka punuar edhe atëherë dhe mirë ka bërë. Kemi ndeshur në letrën që Kristo Floqi i dërgon drejtorit të gazetës, “Drita” në 17.1.1937 në faqen 3 me titull: “Hartuesja e flamurit që valoj në Vlorë për shpalljen e pavarësisë tonë” ku ai sjell të dhëna të rëndësishme për flamurin.“I ndershim Z. Drejtor,shkruan Kristo Floqi:Ju lutem, kini. Kini mirësinë të bo­toni ne të ndershmen fletoren tuaj sa pasojnë poshtë mbi çështjen e flamurit që valoj ne Vlorë për shpalljen e pavarësisë kombëtare nga ana e të pavdekurit Ismail Qemal bej Vlorës.Në Nr 4 të fletores s'uaj, ne faqen e, tretë, pashe një artikull te mikut veteran z. P. Poges, i cili tregon hollësisht peripecitë e ngrehjes së flamurit dhe mënyrën me të cilën u hartua flamurë liriprurës si dhe atë që e hartoj. Z. Poga me të drejte të plote thotë se : flamuri që valoj atë ditë nuk ishte ajy flamur qe u suall nga Amerika, i qëndisur me sërmë e me xhufka të mëndafshta,që me aq këmbëngulje ka pretenduar z Kol Rodhja duke dashur të bind popullin shqiptar se ay ish flamur i Independencës e jo tjetër,kur se të gjithë e dijnë si dhe unë vetë ja shpjegova e me në të gazetës z.Kol Rodhes se atë flamur vetë unë ja dorëzova z.Llambi Bimblit në Vlorë kur u nisë me shokët për në Korçë, mbasi e ruante deri atë ditë e ndjera kunata ime Marigo Pozio , që e kishte sjellë prek Korfuzit me rrezikun e saj në Vlorë të dorëzuar prej disa atdhetarëve që kishin ardhur nga Amerika të hidheshin në Shqipëri, por nuk u hodh, midis të cilëve ishe edhe z Kol Rodhe dhe këtë e di edhe vetë ajy si kur se ja vërtetoi edhe z Dr Loni Naci që ju përgjigj nën artikullin Tem po të kësaj fletoreje, ku i përgjigjesha edhe unë Z.K.Rodhe .Pra sado që z. Rodhe insistojë kaq herë për këtë kjo nuk është e vërtetë dhe do ta ish kuptuar edhe më mirë populli po të kish botuar z Timo Dilo në “Vatra” e tij dhe përgjigjen teme të dytë,por z T. Dilo nuk deshi kur se me tha se nuk munt të prishte miqësi me z Rodhe për hatrin temë . Këtë përgjigjen e dytë ja dërgova edhe Gazetës së Korçës po nuk e botoj. Po ja dërgova edhe Gazetës shqiptare por as ajo se botoj e kështu populli kujtoi se unë e hëngra follën e z Kol .Rodhe,se më vuri gjoja në vend. Si mund të bënja kur s’ma boti asnjë gazetë shqiptare duhej ta botonja në një broshurë të veçantë dhe ja ku solli rasti sot ta botoj kjo gazetë.Me z.Poga jam dakord sa për flamurin,që ishte një pluhur e kuqe tri metro e gjatë dhe dy metro e gjerë dhe që mbi atë u damkos shkaba dykrenore me ngjyrë të zezë, gjithashtu jam dakort se atë ditë u gatitën edhe 4-5 flamurë të tjerë që valuan në disa zyra zyrtare të ndryshme,si edhe vetë kam bërë fjalë si këto por tjetër herë. Pluhura u ble prej tregtarit Diamand dakord, po cili e hartoi flamurin e Indipendecës dhe kush e kishte gatitur shkabën dy krenore, këto nuk na i tregon z Poga .Është e vertëtë se një terezi s’ja mban mentë emrin kishte qepur disa flamurë po atë,po atë ditë s’u qepën këta flamurë por edhe të tjerë si e dinjë gjithë vlonjatet . Prej ay flamur që nguli atë ditë mbi ballkonin e shtëpisë së Xhemil Bej Vlorës, plaku Ismail Qemali nuk ish prej atyre që qepi ai tereziu që thotë zoti Poga, po ish ay që qepi dora e së ndierës Margo Pozio dhe shqiponja dy krenore ish modeli që me mjeshtëri përgatiti patrioti shkodran i ndjeri Dom Mark Vassa. Këtë e dinë të gjithë vlonjatet e sidomos z .Seid Qemali, Qazim Kokoshi, Hamza Isai, Ymer Radhima, Faik Kreshpani, Ibrahim Shyti etj, që ishin në shtëpinë e Marigosë kur përgatitej ajy flamur bashkë me disa të tjerë që e prisnin me padurim. Këtë dijnë edhe vet Xhemil bej Vlora që ish atje në shtëpi të vetë kur u suall ajy flamur e dijnë edhe zoti major Bilal Nivica, adjutant ti ahere i Ismail Qemalit si dhe bijtë e Ismail Qemalit z. Ethem dhe Qazim bej Vlora dhe sa e sa vlonjatë e delegatë të krahinave të ndryshme,që ishin prezent atë ditë të shënuar. Kam një letër prej tem vëllaj z.Thanas Floqit, që ky bashkë me z.Lef Nosi, Qemal Karaosman, Shefqet Dajin e vërtetojnë këtë që panë më sy dhe që e dinë bukur mirë. Kam sa e sa argumente të tjera që jam gati ti parashtroj porsa të jetë nevoja. N.q.s nuk flas drejtë le të më përgënjeshtrojnë këta zotërinj që janë gjallë sot. Damkën e shkabës dy krenore e kam unë sot në shtëpinë time kujtim prej së ndjerës Marigo dhe kam me dorëzue muzeumit tonë kombëtar .Këto janë fakte dhe jo fjalë zoti Petro. Fotografia është gjallë për të dëshmuar se që ai vetë bashkë me të ndjerin Dom Mark Vasën e damkosën flamurin e parë mbasi e kishte përgatitur e ndjera Marigo Pozio. Duhen akoma prova të tjera .Flamuri i shoqërisë ‘Besa Besën”,që përmend z Kol Rodhe, ish i math, i mëndafsh dhe me xhufka ari të verdha dhe tepër i kushtueshëm,kurse ky flamur i Indipendecës ish si thotë edhe zoti Poga , krejt sempël ,pra nuk ish ai që thotë zoti Rodhe dhe këtë e pamë dhe e vërtetojnë të gjithë ata që u ndodhën atë ditë. Atë flamur që thotë zoti Rodhe e ndjera Margio mbajti në sëndukun e saj gjer sa ja dorëzoi z Lambi Bimblit si amanet,që e di fort mirë. Si par ishte e mundur të ishte ai flamur që na thotë zoti Rodhe?E mjera Marigo nuk hartoi vetëm atë flamur po edhe 60 të tjerë brenda në 2-3 ditë pas nevojës që u shfaqë dhe këtë e dijnë edhe z.Lef Nosi,Qemal Karaosman, Shefqet Dajin dhe Thanas Floqi dhe e dëshmojnë. Marigoja vdiq e mjera,po e vërteta duhet të dëshmohet prej të gjallvet.

 4. Kartolina e arkitektit P.Stefa
me flamurin origjinal të Spiridon Ilos

Arkitekti Piro Stefa nga qyteti i Vlorës solli këtë vit një ekspozitë të veçantë nga natyra dhe përmbajtja. Vlora e vjetër. Kishte emblema,fotografi të vjetra të kohës kartolina historike. Një prej tyre përbënë edhe zbulimin. Flamuri i ngritur nga Ismail Qemali më 28 nëntor të vitit 1912 në qytetin e Vlorës .Një kartolinë e botuar nga Spirirdon Ilo në vitin 1920, kur ai largohej sërish në emigrim në Boston.Këtë kartolinë e gjen në Milano arkitekti Pirro Stefa. Kartolina e Spiridon Ilos, një nga katër grupet e kartolinave me temë patriotike që ai editoi në vitet 1920-1930-të nga Bostoni, vjen në një dokument origjinal dhe mjaft i rëndësishëm, shpreh faktin për flamurin e ngritur në 28 Nëntor të vitit 1912. Kjo dëshmohetnë pjesën e pasme të kartolinës, ku përcaktohen të drejtat e autorit, botuesit të saj, Spiridon T. Ilo. Një element është vula e vendosur në këndin e kartolinës, në faqen ku shfaqet flamuri kuq e zi.Ky është flamuri origjinal i 28 nëntorit .Ky flamur që është edituar kartolinë nga vet autori S.T.I.Kjo kartolinë është edituar në vitin 1920 nga Spirirdon Ilo u gjend në qytetin verior të Milanos.


 5. Gazeta “Liri e Shqipërisë” e Sofjes

Një gazetë në gjuhën shqipe dilte në Sofje të Bullgarisë. Kjo gazetë shihte dritën e diellit një herë në muaj siç e kumton vet në ballinë të saj. Emërtohej :”Liri e Shqipërisë “ka dalë në 6 janar të vitit 1913 pra një muaj nga koha e shpalljes së pavarësisë. Drejtor i saj ishte Kristo Luarasi.Të dhënat për këtë rilindës janë se ishte veprimtari i shquar i Rilindjes, njëri nga themeluesit e shtypshkronjës "Mbrothësia", u angazhua në luftë kundër pushtuesit turk me çetat e Bajo, Çerçiz Topullit, ishte pjesëmarrës në kryengritjen e përgjithshme të 1909-1912, si dhe dha një ndihmesë të madhe për përgatitjen dhe zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të Vlorës. Vdiq më 8 korrik 1934. Kristo Luarasi, duke pasur bashkëpunëtore dhe një radhe anëtaresh te shoqërisë “Dëshira” filloi te botonte në Sofje gazetën “Liria e Shqipërisë” në programin e se cilës midis te tjerave thuhej : "Do te veprojmë me mish e me shpirt duke përhapur diturinë dhe ndjenjat kombëtare mbi kombin tone te dashur që te shpëtoje nga padija dhe nga errësira". Kjo gazetë,sipas të dhënave, filloi te botohej rregullisht në mars te vitit 1911 gjer në 1916 dhe jo rregullisht në vitet 1916-1917. Kolonat e saj përmbanin artikuj te përgatitur nga demokratet shqiptare te mërguar në vise te ndryshme te Evropës dhe te Amerikës, nga arbëreshe te Italisë e te tjerë. Midis këtyre që shkruanin në ketë gazete përmendim Asdrenin, Luigj Gurakuqin, Jani Vruhon, Adem Zhgaben, Zisi Zikon, Hil Mosin, Aleksandër Xhuvanin, Agostin Ribekon etj.

Në numrin e 6 janarit 1913 faqen e parë e zë një fotografi ku shkruhet:”Të proklamuaret e vetëqeverimit të Shqipërisë më 15/28 Vjest e 3-të 1912 në Vlorë.Kjo pamje na shpalos flamurin që është ngritur në Vlorë . Shquhet flamuri me thekë dhe shkabë,pra ai që pruri Spiridon Ilo nga Bukureshti.


 6. Spiridon Ilo

Spiridon T. Ilo, 1876-1950.Spiridon T. Ilo lindi në Korçë I biri i Anastas (Tasi) Ilo dhe Aleksandra Ilo thuhet në wikipedia.Së bashku me të motrën Vanthulla T. Ilo (Shomo) dhe të vëllait Tashko T. Ilo në moshë fare të re emigruan në Bukuresht, Rumani. Në Rumani, ai u lidh me organizatat patriotike shqiptare në mërgim. Në datën 5 nëntor 1912, Spiridon T. Ilo do të marrë pjesë mbledhjen e mbajtur në Hotel Kontinental të Bukureshtit, dhe të drejtuar nga Ismail Qemali. Në këtë mbledhje u vendos shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Sipas informacionit të djalit të tij, Spiridon T. Ilo mori flamurin shqiptar që zbukuronte sallën dhe e solli atë në Vlorë. Me datë 27 nëntor 1912, ai qëndroi në shtëpinë e tezes së tij Marigo Posio. Marigo Posio i qepi këtij flamuri një radhë thekësh dhe bëri disa ndryshime tek shqiponja. Ky flamur u ngrit në Vlorë në 28 nëntor 1912. Spiridon T. Ilo mori pjesë në mbledhjen për shpalljen e pavarësisë si përfaqësues i Korçës, që në atë periudhë ishte nën pushtimin grek.Në vitin 1913 u largua nga Shqipëria dhe u kthye në Rumani. Në vitin 1916 emigroi në Neë York, SHBA ku hapi një kafene të vogël. Spiridon T. Ilo themeloi shoqërinë e parë diskografike Albanian Phonograph Records në SHBA në vitin 1923. Nën drejtimin e tij, Albanian Phonograph Records luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës shqiptare në vitet 1920-1940. Spiridon T. Ilo krey regjistrimin e parë të himnit kombëtar të Shqipërisë. Në këtë regjistrim, me numër regjistrimi E-3948, të Albanian Phonograph Records, himni u këndua nga Spiridon T. Ilo dhe tenori arbëresh Giuseppe Mauro.Mbas disa vjetësh u rikthye në Rumani dhe në vitin 1926 u vendos përfundimisht në Korçë. Mbas këtij viti, ai punoi si taksambledhës. Vdiq në Korçë në vitin 1950. Autor i tekstit dhe muzikës së këngëve patriotike "Të gjithë ne o djema", "Eja mblidhuni këtu, këtu" etj.

*Autori është anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve
_________________

Nga GEZIMLLOJDIA.BLOGSPOT.COM

1 Kommentar:

  1. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    AntwortenLöschen