Kafshim ujku
Në vorbullën e ujit - këmbë e krye, në vorbullën e vetmisë - i plagosur, hije - shikim i vdekur. Shqetësimi m’i kafshon buzët e thara, lulen e kujtimit të venitur në sy. Natë e vetmi. Kjo ëndërr e prekshme, ky pikëllim i padurueshëm zgjon lojërat e fëmijërisë...
Kot zgjas duart ta zë hijen e vetes sime - fëmijërinë.
Ajo është unë - nuk e zë.
Prapë vorbulla e ujit, shtjella e egër... e aty lulet veniten, tek i zhurit ëndrra.
Dhe, ja, unë i gjallë, mes hienash, me zemrën time për drekë, me syrin tënd për darkë!
Të lutem, rri sa më larg, të lutem, afrohu sa më afër, krejt njësoj është: bota ndaj nesh ka vetëm një emblemë, një kafshim ujku.
Një zë i çjerrë
Ku të shkoj?
Cilës rrugë të nisem.
Pa asgjë. Vetëm me hënën e verdhë lart. Vetëm me hijen. Vetëm me ëndrra. Druaj se tretem në dhimbjen tënde të gjatë. I frikohem harresës sate. Në veshin tim të shurdhër më vjen një zë i çjerrë: “Ti nuk ke fuqi për harrim. Si mjegull tretesh nëpër ëndërrimet e mia të gjata, me dhimbjet e shkapërderdhura anekënd botës sonë të vogël”.
Ndiej se më zë duarsh, më lidh, magjishëm më tërheq rreth e rreth botës, rreth e rreth hënës në orën e vet të vdekjes.
Natë pa emër
Më tërheq zvarrë natës.
- Ah, kjo natë e gjatë, - klith. – Kjo natë pa emër, kjo natë... Sesi më ngrit nga rrënjët, më ruan nga rëniet, e tingujt e një serenade luajnë me mua.
Si të qetësohem, me flatra engjëllore të kthehem nga askund?
Nga goja më rrjedh gjak.
S’ka gjë, - e ngushëlloj veten. – Pa gjak e pa hënë nuk do ta gjeja rrugën kurrë deri te ti, drita e amshuar e dashurisë!
Lojë e verbër
A sheh, ende ta mbyll syrin kundrejt diellit të ndezur, e ti je verbuar, e ti tërësisht je verbuar nga hija e hënës së kuqërreme. A sheh, mbeti vetëm loja symbyllas, e ti tash e verbuar...? Kot pse unë ta njoh frymëmarrjen, ëndrrën, kot pse unë ta njoh dhimbjen, kot pse të pikturoj syrin e kaltër të vetmisë dhe buzët e thara në robëri!
Si do ta luajmë symbyllas lojën e fëmijërisë, ndërsa më mashtron me të njëjtën lojë në dashuri, në jetë.
Lojë e verbër.
E shkretë!
Symbyllas
në pasqyrë të thyer
A sheh, dikush - hije rri ende në verandë dhe ëndërron Varkën e Noes, kundruall meje kotet e shikon, më dëgjon gjatë tek i flas hënës deri në orët e vona të mesnatës... A sheh, mbetën prapë shumë të pathëna e fatthëna, të pabëra, që rrëshqasin nëpër kokën stërmbushur me boshllëk... pikërisht aty, ku ti përsëri pret këndelljen, çel sytë e kaltër e psherëtin diçka të paqartë me buzë të rreshkura nga dielli.
Dhe unë, ja, sa herë brenda çastit harroj se hijet të sjellin në pasqyrën time të thyer, të flasim me vetveten, megjithatë... ne përsëri nuk shihemi, vetëm hijet luajnë symbyllas.
Stinë e vetmisë
Në tavernë stinët i përplas vetmia, siç i përplas Cunami dallgët e detit në ty. Në mua dhemb stina jote e blertë dhe në fundin e gotës së zbrazur pi vetminë tënde dhe timen. Në vend teje, puth shpirtin me verë të zezë, të vjetër... ja, aty je, në fund gotës së zbrazur... aty, në fund të gjej, apo prapë jo, apo prapë jo, prapë jo... megjithatë, aty je! Në fund të gotës, prek kujtimet, fijet e mbetura të flokut... si një ëndërr, si një fat, si një emblemë - nuskë!
Të lutem, më thuaj ç’është kjo emblemë!?
Më thuaj, më thuaj... të lutem!
Mëkat i amshuar
Arrij me veten deri te pusi, tek uji, e asgjë.
Kthehem prapë në tavernë. Pi e pi e pi, e – kot!
Prapë me vite i etur se i etur. Një jetë etje, një jetë në udhë për të rifilluar ngritjen përsëri, një jetë në natë me verë të zezë, një jetë e tërë në mallëngjim...
E ti?
E ti, ftohtë përtyp ditët. Unë krejt zjarr dhembjet. Ti ftohtë ecën e unë s’lëviz. Kot pse të thërras, të lus t’i ruhesh Cunamit. Ai mund të të marrë para vetes dhe ja mëkati i Havës.
Ai mëkat i amshuar!
I hidhur dhe në të njëjtën kohë i ëmbël.
Mëkat, Zot!
Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).
AntwortenLöschenAi specializohet në magjitë e mëposhtme:
* Duajini Spells
* Flet martesa
* MAGIKI I PARË
* Folje të mira
* Foljet e shëndetit
* Spells Seksual ATTRACTION
* MAGIKA E KRYESORE
* Kazino Cave
* Merrni masat e mallrave
* Foljet e mbrojtjes
* Lottery magji
* Flet LUKKY
* Folje të mirë