Fakete REXHA
FLETORET E RINISË
Lindemi. Pas disa muajve fillojnë dhëmbët e parë. Fillim viti të dytë ngritemi në këmbë. Nisim të hamë vetë me dorën, grushtin tonë. Dikur edhe të vishemi e zhvishemi. Rritemi. Shumë shpejtë. Cdo ditë duke na ndryshuar ngjyra syve, flokëve. Shtati. Trupi. Pastaj, dita e parë e shkollës. Canta me libra, fletore, lapsa e ngjyra. Frika nga shkolla i bie e madhe moshës sonë të vogël. Mësuesi...drejtori...nxënësit më të mëdhenj. Vite më vonë lekundjet e para të shpirtit. Sytë përlotur në dritaren me hënë. Zemra lëkundet në ëndrra. Dashuria e parë. Shpirti kënaqet me të pame të syrit. E këputet kushedi saherë. Moshës sonë të brishtë, të butë si fildishi.
Njëzetë vite më tepër se kaq. Secili nesh shumëçka prej mendjeje ka hequr. E qeshemi me shumëçka tjetër. Saherë shetitemi nëpër marrëzirat tona. Castet. Djallëzitë. Sherret e vogla të kohës sa ishim të vegjël. Dhe, gjërat që mbeten të kujtohen me mall. Kur hapim fletoret e shkollës. Ditarët intim. Leksikonet. Aty ku brenda kopertinave kemi mbyllur ëndrrat. Shprehur me fjalët që kurrë s'u thanë. Thellë ndry qosheve të zemrës. Të strukura. Të ndrydhura. Të gërvishura. Të pathënat. Fshehtësitë tona të jetës. Moshës sonë të njomë. Ende mirë të pjekur.
Koha e cigareve te para. Pijeve. Kafeneve. Shoqërimeve. Tinzisht takimeve. Puthje, prekje, dridhje, pritje, iluzione. S'ka orë në botë më ngadale që ecën. As s'ka në botë orë më shpejtë që kapërdinë kohën. E dashuritë fshehurazi. Kohë e dridhjeve të bukura, të skuqura, pasprovuara kurrë deri atëherë. Më shumë se ne fliste gjaku nga turpi padashur që na kërcente fytyrës. Ishim të paprishur. Ngaqë vetëm ashtu na mësonin. E ne bindeshim. Sepse ishim të bindur. Se vetëm si të tillë ishim të pranueshëm. Ndaj, ndodhte shpeshherë të pësonim. Nga naiviteti kur më së paku ishim të tilla. Shkaku i sinqeritetit naivitetin s'linim kund pa e marrë me vete. Ngado që shkonim. Qoftë madje edhe kur dilnim me nëna. Qoftë fshehurazi kur dilnim me shoqe. Të tilla ishim. Njëlloj naive e të sinqerta. Por, të mbrojtura nga të gjithë. Familja. Miqët. Të njohurit. Të pastër kishim prejardhjen. Gjakun. Shëndetin. Të ardhmen poaq të kthjellët. Pasqyrë. S'planifikonim familjen. Por, lindnim e vdisnim natyrshëm. E, për aq sa jetonim ishim të lumtur. Të pangarkuar. Vdekjen e qanim si humbjen e më të dashurit. Pa marrë parasysh edhe vdekjen e më të largtit të zemrës njëlloj e përjetonim. Varroseshim pa pare të nesërmen ose po atë ditë.
Në atë periodë të uvertyrave të fshehta të dashurisë. Kurrë s'kishim rast t'i shihnim prindërit të përqafuar. As na përqafonin. Përveq për ditëlindje. Ose kur binim të sëmurë. Ishte kështu deri moshë puberteti. Pastaj, na privonin edhe nga kjo privilegjë. Sepse fillonte koha e dridhjeve të shpirtit nga ëndrrat e bukura që i shihnim duke fjetur në të njëjtën dhomë. Vëllezër. Motra. Prindër. Sëbashku të mëdhenj e të vegjël. Nënkresave të veqanta që i lagnim secili natës pavarësisht. Dhe, mëngët e ndotura ne manzheta ditën, sakur fshinim hundët e sytë kur ktheheshim nga shkolla të mërzitur. Të dashurit tanë kur i shihnim me vajza tjera.
Ishte ajo kohë-kohë garash. Verniku i pangjyrë i thonjve. Ngase çdotjetër i ngjyrshëm ishte për gra e nëna dhe vajzat "kurva". Kremat, lapsat e makiazhit të lehtë gati të padukshëm. Brisku i vogël për kthimin e çepallave. Fustanet. Corapet e holla që na zdirgjeshin rrugës. Që të gjitha këto gjëra të nënave tona. Bashkë me këpucët më të mëdha se këmba. Ua mbushnim majat me pambuk për ti bërë tamam për këmbe. Meqë ishim shumë. E s'kishte para për të gjithë. Papritur që rriteshim njekohësisht. Siç ishim lindur, njëri pas tjetrit. S'ishin vetëm parat, por edhe prodhimet e modës së fundit që s'arrinin gati kurrë deri tek ne. Prandaj kishim shumë shoqe e shokë me të cilët luanim. Gjithnjë në ta duke krijuar përfytyrimin e njeriut të ëndrrave. Njeriut të jetës. E imagjinonim si më të bukurin...më të gjatin...më të pasurin...me këtë e atë lloj vështrimi...ngjyre të syve...flokëve... mënyrën e ecjes...lëvizjes. Na mjaftonte një bluzë, një palë këpucë, një frizurë në atë që të na ishte i dashur. Eshte koha më e arsyeshme e jetës. Koha kur më së paku ka arsye e mëshirë. Keqardhje aq më pak. Prishim gjërat që duhet ruajtur, ruajmë gjithë ç'duhet zhdukur. Mendojmë shumë për gjërat që kalojnë shpejtë. Harrojmë ato që duhet mbajtur mend. Mbrëmjeve s'bënim tjetër veq ëndrronim. Sikur të ishim princat e princeshat e përrallave. Ndoshta edhe neve na ndodhë, mendonim ne, si personazheve të përrallave. Fati i bukur. Mrekullia. Netëve binim e zgjoheshim me pagjumësinë e kaltër në sy. Mbretëreshë na dukej vetja. Me hënën në ballë e kurorën në sy. Shetiteshim dhomës me fustanin e gjatë prej perloni të bardhë, të tejdukshëm, që na i bënte të dukshme gjymtyrët e trupit.
Shikoheshim në pasqyrën e madhe, ose në mungesë të saj në dritaren sall natë. Dritares kurrë s'ia ulnim perden. Ditën as natën. Mendonim duke pozuar. Tamam sikur t'ishim para syve të dashnorëve tanë. Vështrimit miop që shtrihej gjithëandej nëpër dhomë. Luanim lojën pa duar, pa gojë, pasqyrës o dritares. Mbrëmjeve tona, dhomës ku s'kishte gjumë as ne, as krevati. Oh, se ç'mbrëmje të bukura, të bardha që ishin. Poaq torturuese mbrëmjet tona të vetmuara. Veq me zhurmat tona të zemrës si muzikë e qetë që orkestronte në ne. Dirigjonte me shtriqje të shprehurit artistik të dashurisë sonë. Mes lojës dhe lëvizjeve ku megjithëate ndodhte e tëra deri në nuancat më të holla. Kënaqeshim duke vështruar hijet, murit të mbrëmjeve tona. Asokohe, kur nata të gjithë i përkëdhelte në gjumë.
Ja pra, në këtë mënyrë i mbushnim fletoret tona të rinisë pas viteve të 70-ta. Shkruar me gjakun, lotët e plagosjeve të para. Koha në to radhitur deri në detajet më të vogla. Shkruar me afshin, shpresat, ëndrrat e para. Për dashurinë nga dashuria. Herë e parë e zeza mbi të bardhën. Lindja dhe vdekja e dashurisë. Atypëraty. Gjërat në kokën tonë poashtu, më tragjike seç ishin në të vërtetë. Sapo marrim krahët e fluturojmë nga gëzimi,sakaq rrëzohemi përtoke deri në thyeqafje prej dëshpërimi. Rrebelohemi. Me çdo kusht përpiqemi ti bindim të rriturit se nuk kanë të drejtë dhe se koha e tyre epokë tjetër është. Adhurojmë vetvetën. Në mungesë të njeriut tjetër mbyllemi vetëm. Dhomës bëjmë dashuri me vetminë cullake. Lojë, prekje ekstremiteteve tona. Lëkura lazdrohet nga ëmbëlsia. Skelet dëshirash thurim duke ushqyer ëndrrat me xhelozi. Gufojme, shpejtë rrëmbehemi, shfryejm marazin pa zgjedhur momentin. Më pas shpërthejmë në vaj e mbyllemi në vuajtje. Si të kishte ngjarë fundi i gjithëçkaje në jetën tonë. Ditët lindin e erren mbi fletoret tona. Të vetmit dëshmitarë të gjallë të netëve gjatë të ciloave zbrazemi me dufin e zemrës nga dashuria, për dashurinë.
Në njerën nga fletoret tona të kësollojshme dikush kishte shkruar:
"Prej qindra ditëve sa ishim bashkë, vetëm njëra, e vetmja që kurrë s'më harrohet. Nata e parë e jona. Ishim shtrirë të dy. Dhoma 208 hotelit të madh të kryeqendrës. Dëgjova zemrën e tij në faqen time, në tëmth, në kokë. Rrihte pa ndonjë ritëm të caktuar. Pa pushim, pa ndërprerje. Vetëm rrihte. Ai m'i lëmonte flokët. Puthte gishtrinjt e këmbës, të duarve, që pushonin qetë krahut të tij të djathtë. Pas pak tërhoqa mbulesën deri tek vetullat. Ai zbriti teposhtë. U fut brenda si në një tendë të bardhë sateni. Më puthi gjatë...gjatë. Gjithëkah trupit. Pastaj doli prapë mbi mbulesë. E, prapë gjatë kohë u puthëm. Ishte herë e parë që unë po flija kështu. Kisha ditëlindjen. Më të bukurën dhuratë mora nga ai. Fustanin me lule barbaroze në sfondin e bardhë. Me pullat e imëta nga lartëposhtë., krejtë të bardha sedefe. Porositur në një shtëpi mode në Zagreb. E vara në varëse, derës së dollapit përballë krevatit në dhomë. I varur prej aty ku ishte vështroi gjithë pasditen si një spektator, edhe tërë natën e ditës së djeshme. I vetmi dëshmitar për gjithë ç'ndodhi në dhomë. Para se të dilnim prej aty e vesha të nesërmen fustanin që s'më kishte të neserme. Kurrë më asnjë të neserme të tillë. Paksa i madh e i gjerë më binte meqë qesh dobësuar për një ditë e një natë sa fjetëm n'hotel. Por, megjithatë shumë bukur më rrinte.
Pas afro tridhjetë vjet provova në tavan ta zbrazja kutinë e pajës që ma pati falur nëna. Harresa kishte dërmuar shumëçka brenda kutisë së brejtur nga insektet e teja. E edhe fustanin. Përveq gjësendeve tjera të gjalla, gjeta edhe një fletore. Veq sa se kishte përpirë myku nga lagështia, bashkë me një poezi që ia kisha pas kushtuar:
YLLIT QË M'A THEU DRITAREN
Trëndafil i egër me fleta tu hapa e të rash në buzë.
Ngadalë. Frikshëm. Dhembshëm. Gjembi yt bojëametisti
drejtë në zemër më shpoi. Me shkumë derdhi polenin.
I përgjakur pastaj, si njeri i vogël nënkresës u lëshua
si i plagosur. Pa shpirt. Si i vdekuri i lirë. Mjerisht, për
gjithë ç'ndodhi unë asgjë s'po kuptoja. Kisha mjegullë sytë.
Ishte veq një çast. Ajo veq një natë. Por, ti i paharruar
mbetesh. Për të gjitha kohërat.
Eh, sa e sa ditë të kësollojshme e mbrëmje mbylleshin. Mbrenda kopertinave të fletoreve tona. Asokohe fshehnim e ruanim sall frikë ato nëpër fletore. Ndërsa nënat tona ende vazhdonin të na ushqenin mendjen se kemi lindur për të qene si njerez. Si nëna shumë më vonë. Derisa brenda kopertinave të fletoreve njeriu si kafsha. Modeli. Përkatësia më e veqantë. Më e mrekullueshme. Ngase vetëm në fletore kujtojme se kemi lindur për të dashuruar. E, dashurojmë nga frika e të qenit të palumtur.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen