Ismet Krasniqi |
Ismet Krasniqi u lind më 16 mars 1951 në Drenoc Komuna e Malishevës. U diplomua në Fakultetin Filozofik - Dega Filozofi-Sociologji, ka punuar në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, profesor i lëndëve filozofi e sociologji. Pjesën më të madhe të jetës është marrë me veprimtari artistike, kulturore e letrare. Ka qenë drejtor i Shtëpisë së Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë.
Është aktor profesionist i teatrit, filmit dhe humorit. Ka mbaruar Akademinë e Arteve Dega e Aktrimit, klasa e prof. Enver Petrovcit. I takon radhës së atyre krijuesve që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në disa fusha kulturore, letrare e artistike.
Është antar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës, antar i LNPSHA PEGASI Albania-Kosova.
Merret me shkrime eseistike, dokumentare, monografike, publicistike e letrare. Ka të botuara mbi 22 vepra. Jeton në Klinë.
Poezi nga Ismet KRASNIQI
PJETËR BOGDANI
Kishte ardhur Bogdani
Kërkonte eshtrat e tij
S`i gjente askund
I kishin fshehur
Frikësoheshin
edhe nga eshtrat
Bogdani e gjet veten
Ne e gjetëm Bogdanin
Në tokën e Dardanisë
Prehet nën kupolën
e plisave të bardhë
Quhet tempull i dijes
e i trimnisë
Tempull i librit
Shumë do të jetojnë
Libri sa Bogdani
Bogdani sa libri.
FLAKA E JANARIT
Flaka e janarit,
Që moti u ndez,
Nga Skënderbeu,
N`Krujë e n`Lezhë.
Flaka shkoi e u rrit,
Si qëndresë shqiptare,
Në vite e shekuj,
Ndriçoi si fanar.
Flaka e janarit,
Bëri dimrin e nxehtë,
Në lufta titanike,
Me krajl e me mbret.
Paneli i flakës së janarit,
Për Jusufin, Bardhoshin e Kadriun,
Është ringjallje e kujtimit,
Në rrugë për liri, drejt bashkimit.
PISHTAR LIRIE
Atdheu u rrezikua
Nga katallani sykeq
Kosova po përbuzej
E terri po bie,
Ndal!,- thanë
Trimat e lirisë,
Shkëndijat u ndezën
Për t`mos u ndal
Deri në liri,
Po i dëgjoni krismat
Nuk ndalen rafalet
Pa u çliru atdheu,
Të gjithë ata që bien për liri
Janë të gjallë
Të vdekur janë ata
Që tradhtojnë idealin e tyre,
Zahir Pajaziti yll i pashuar
Pushka jote ende dëgjohet
O pishtar lirie,
Je betuar para flamurit kuq e zi
S`ka liri pa bashkim kombëtar.
EMRI YT NDRIÇON
(Kushtuar Sulejman Lokajt)
U shua një yll n`tokë
U ngrit drejt qiellit
Me emrin plot dritë
Me zemërgjerësi
E shpirt bujarë
Me dashuri të madhe
Ndaj njerëzve
Publiku po hesht
Skena e teatrit
S’po lëshon zë
Perdja nuk po hapet
me krenari
mungon aktori
që u shoqërua me skenën
mbi gjashtë decenie
Perdja hapet
Duartrokitjet e publikut
Nuk ndalen
Tash emri yt ndriçon
tokën, qiellin e skenën
Teatri në skenë prapë shfaq
ti pusho i qetë në paqe
RA KUSHTRIMI PËR ATDHE
(Rapsodike)
Ra kushtrimi për atdhe
Në Llapushë në këmbë djalëria
Aty pushka ku kërciti
I pari u gjend Imer Krasniqi.
UÇK-ja po bën nam:
Kosovën n`dorë t`shkaut nuk e lëmë,
Luftë e rreptë po zhvillohet
UÇK-ja triumfon
Pa pritë një ofshamë u ndi
E rroku plumbi i armikut t`zi
Imer trimi po ndërron jetë
Ua lë shokëve amanet:
Luftën për ta vazhduar
Nga Serbia për t’u çliruar
Trojet shqiptare
Me Shqipëri për t’u bashkuar.
Sa t`ketë tokë e të ketë qiell
Serbia këndej s`ka me u sjellë,
Për liri e atdhe
Imer trimi ra si me le.
Amanet nga stërgjyshër e baballarë
Kurrë luftën mos me e ndalë
Deri të vijë e bardha liri
E Kosova të bëhet Shqipëri.
Në fshatin Carrallukë me krenari
Emrin e trimit shkolla mban,
Dëshmor Imer Krasniqi
Trimëri e dituri shpërndan.
Kishte ardhur Bogdani
Kërkonte eshtrat e tij
S`i gjente askund
I kishin fshehur
Frikësoheshin
edhe nga eshtrat
Bogdani e gjet veten
Ne e gjetëm Bogdanin
Në tokën e Dardanisë
Prehet nën kupolën
e plisave të bardhë
Quhet tempull i dijes
e i trimnisë
Tempull i librit
Shumë do të jetojnë
Libri sa Bogdani
Bogdani sa libri.
FLAKA E JANARIT
Flaka e janarit,
Që moti u ndez,
Nga Skënderbeu,
N`Krujë e n`Lezhë.
Flaka shkoi e u rrit,
Si qëndresë shqiptare,
Në vite e shekuj,
Ndriçoi si fanar.
Flaka e janarit,
Bëri dimrin e nxehtë,
Në lufta titanike,
Me krajl e me mbret.
Paneli i flakës së janarit,
Për Jusufin, Bardhoshin e Kadriun,
Është ringjallje e kujtimit,
Në rrugë për liri, drejt bashkimit.
PISHTAR LIRIE
Atdheu u rrezikua
Nga katallani sykeq
Kosova po përbuzej
E terri po bie,
Ndal!,- thanë
Trimat e lirisë,
Shkëndijat u ndezën
Për t`mos u ndal
Deri në liri,
Po i dëgjoni krismat
Nuk ndalen rafalet
Pa u çliru atdheu,
Të gjithë ata që bien për liri
Janë të gjallë
Të vdekur janë ata
Që tradhtojnë idealin e tyre,
Zahir Pajaziti yll i pashuar
Pushka jote ende dëgjohet
O pishtar lirie,
Je betuar para flamurit kuq e zi
S`ka liri pa bashkim kombëtar.
EMRI YT NDRIÇON
(Kushtuar Sulejman Lokajt)
U shua një yll n`tokë
U ngrit drejt qiellit
Me emrin plot dritë
Me zemërgjerësi
E shpirt bujarë
Me dashuri të madhe
Ndaj njerëzve
Publiku po hesht
Skena e teatrit
S’po lëshon zë
Perdja nuk po hapet
me krenari
mungon aktori
që u shoqërua me skenën
mbi gjashtë decenie
Perdja hapet
Duartrokitjet e publikut
Nuk ndalen
Tash emri yt ndriçon
tokën, qiellin e skenën
Teatri në skenë prapë shfaq
ti pusho i qetë në paqe
RA KUSHTRIMI PËR ATDHE
(Rapsodike)
Ra kushtrimi për atdhe
Në Llapushë në këmbë djalëria
Aty pushka ku kërciti
I pari u gjend Imer Krasniqi.
UÇK-ja po bën nam:
Kosovën n`dorë t`shkaut nuk e lëmë,
Luftë e rreptë po zhvillohet
UÇK-ja triumfon
Pa pritë një ofshamë u ndi
E rroku plumbi i armikut t`zi
Imer trimi po ndërron jetë
Ua lë shokëve amanet:
Luftën për ta vazhduar
Nga Serbia për t’u çliruar
Trojet shqiptare
Me Shqipëri për t’u bashkuar.
Sa t`ketë tokë e të ketë qiell
Serbia këndej s`ka me u sjellë,
Për liri e atdhe
Imer trimi ra si me le.
Amanet nga stërgjyshër e baballarë
Kurrë luftën mos me e ndalë
Deri të vijë e bardha liri
E Kosova të bëhet Shqipëri.
Në fshatin Carrallukë me krenari
Emrin e trimit shkolla mban,
Dëshmor Imer Krasniqi
Trimëri e dituri shpërndan.
Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).
AntwortenLöschenAi specializohet në magjitë e mëposhtme:
* Duajini Spells
* Flet martesa
* MAGIKI I PARË
* Folje të mira
* Foljet e shëndetit
* Spells Seksual ATTRACTION
* MAGIKA E KRYESORE
* Kazino Cave
* Merrni masat e mallrave
* Foljet e mbrojtjes
* Lottery magji
* Flet LUKKY
* Folje të mirë