Xhavit
Gasa u lind në vitin 1956 në Mat. Shkollën 8 vjeçare e ka mbaruar në
vendlindje, kurse shkollën e mesme buiqësore në Kamzë – Tiranë.
Shkruan
krysesisht poezi.
Ka botuar dy libra:
"Jehona e dhembjes", 2009 .
"Trokëllima e poetit", 2012.
Jeton
në Angli.
Xhavit GASA
SOFRA E POETIT
Sofra e poetit,
Është më e pasur,
Se sofrat që shtrojnë mbretërit.
Në sofrën e poetit,
Ulen të gjithë,
Nuk është si sofra e mbretëve,
Që ulen vetëm pasanikë....
Sofra e poetit,
Më e madhja sofër,
Aty ulen rrezet e diellit,
Që ngrohin botën.....
RRËNJËT
Do kuaj të hasdisur,
As kuaj nuk ishin,
Pa shalë e kapistër,
Nuk hingëllinin por ulurinin.
Kuaj që nuk dinin të vraponin,
Me këmbën e tyre të madhe.
Çdo gjë e shpërtyfyronin,
Shkëmoqnin lulet me gjethe e petale.
Harruan këta kuaj të verbër,
Se këmba e tyre e madhe,
Nuk i shkul dot rrënjët,
Që ushqejnë lulet me gjethe e petale...
RENDIM
Si farëhedhësi,
Që rend brazdë në brazdë,
Rendim ne poetët,
Nëpër fjalë,
Farat në tokë,
Fjalët në letër,
Nëse s'gjenë të ngrohtë,
Do të gjejnë vdekjen...

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen