Donnerstag, 20. Juni 2013
Poezi nga Ganimete Jashari
IKA MË THE
Më the
Ika unë
Mu shkri ashti
Në tokë piku uji nga palca.
Heshtjerënda mori dhenë
Copëzat e trurit i çokitja
Sikur korbi që ndërton folenë
Çasti mbeti ndër zotna.
Ika unë
E ku ike, ku po shkon
Në sytë e mi dritë u shua
Gurët nga shkëmbi do i coptoj me duar.
Mishin nga gjoksi do e shkyej
Në mushkëri e zemër do vë
Të qëndismën e tyre si yje.
Këmbët e mia do vë në qull betoni
Ti shtangoj era nga zjarri e tufani
Duart do i lë të lira
Për ti shkulë flokët e mia.
Me thonjët do qëroj lëkurën
Në gjergjef nusërie do e shtrëngoj
Me flokun tim të puthur nga e goja jote
Me një gjilpërë nga ashti im, gravurë do i bëj.
Germat fjalë që mi the.
Ika unë!
Lë ti rrah
Furtuna në trup
Cungu.
DRITËHIJA
Jetoj me ty
E s'jam me ty
Ndjenjë e shpirt t'burgosura në një qeli
Të mallëruara ndjekun hijet nën dritën qiri.
Në mes një kodër e veshur me shkurre e therokë
Eh, trupi më vrimohet kur era bije për tokë
Erë deti lëkurën si të zitë e korbit më bën
Por si ujë vorbë me dallgë përvëlon.
Asgjë më shumë s'më mbeti tani
Muzgu kur bije puthmë me vargun e dritëhijës
Po që pate ditë pluhuri me shi
E lodhja e tatëpjetzës ti rëndoj qepallat sy
Mos harro se në botën tënde djegem për ty
Po e gjete buzëqeshjen diku
Ma dërgo të qoshku ku të pres me duar mbi gjunjë
Pres dritëdiellin të mos e humb rrugën.
Granit gravur je vepër në shpirt i shkruar.
AMANETIN
Kollitej kulla burrërisht,
Oxhaku tymonte kokëlart,
Era fishkëllonte acar të egër,
E brenda zjarri përgjonte i heshtur,
Një tavolinë kufi,
E ballë më ballë
Unë lexoja Spassen
E ai nga gazeta lironte ofshamë.
Unë isha me PSE?
Ai bënte Ehhh...!
Mbylla librin,
E pyeta !..Oooo,...PSEEEE..?
Ska përgjegjje për këtë fjalë moj bijë,
Edhe "Gjarpërit e gjakut " kur lexon,
Kot e ke e kot gjurmon !
Lëkunden gurt e kullës për një cast,
Oxhakut i gjuhen ca dru për ngopje,
Zjarrit veshtë i shurdhohen,
E sytë i vërbohen.
Me dorë mbi krah më thotë këto fjalë...
Jeto jetën mori bijë !
Pse mos thuaj !
Zhgënjim mos ndiej!
Amanet këto ligje mos i thyej,
Merre rrugën edhe për Himalaje,
Por amanetin në gjoks mbaje.
Nga atë ditë e deri sot,
I kam ligje nëpër botë...!
PËRGJOHEM MALLIT
Terri bije buza ka frikë
Nga bota e ftohur e nata si shtrigë
Në xhamin ku heshtja flet
Avulli humbet ngadalë pa zë.
Hapat një çast ti dëgjova
Ah, sa u sos shpirti
Me kapakun e ftohtë
Toka e nemur fërkemet i mbyti.
Me hijen tënde më preke
Mu si herën e parë
Akull dora kur u shkri në faqen zjarr
Eh, ndjësi, o ndjësi.
E shenjta dashuri
Numroj yjet në qiell
Pres kometat kur dhenë marrin
Një ditë më pak i mbetet mallit.
Si të pres agimin nesër
Prap nuk je o mall i pa vdekur
Engjëll zjarri të përgjërohem
Mbretëreshë ajri më bëj sonte.
Të hy në gjoksin e tij si puhiza
Tani kur mallin ka lëkurë këmisha.
LYPSAR EDHE LOTI
Vetmia e unë ecim për dorë
Pa ditur se ku shkoj
Këmbët e këputura çalojnë
Retë bojë hiri sytë numërojnë.
Një fllad m'preku n'fytyrë
Po si rrjet marimange mu lidh
Më ngulfati në grykë
Me duart e ligura menxi e përplasa në humbëtirë.
U lodha shumë
Rënkim kockat flisnin
Gjëmima e tyre kancerit ja kalonte
E vetëtimë nga qielli mbi mua sulmonte.
Me sytë lartë e frymën nga shpirti
E dua zërin e tij me shumë se ty gjithësi
Sa më gjuan me gurë o përendi
Po ta dish tani ti.
Forcën se humbi për qënjen e tij
Rrapllova portën e avlisë
U mbylla në murët e shtëpisë
Ditën e bëra natë
Përqafova hijen e tij në shtratin e thatë.
Loti rrugën e humbi
Lypsar për gishtat e tu u bënë
Folenë e buzëve të tua
Presin të pushojnë o mall.
OAZËN JETË
Kur këmbët ligësohen,
Nga sëmundja errësirë
Kur gurët zinxhirë lidhin trupin
Kur edhe ashti të duket si kristal i thyer
E uji palcor me grimca akulli sëmbon
Zemra rrah pulsin pa zë
Shpirti don fikje
Piskamë i bën Përendisë.
Të hap portën e amshimit dritë
Pse kështu o krijesë njëri
Ajo sëmundje don gjak nga ti
Është e etur e uritur
Ndalja ujin për të ujitur
Ndalja ushqimin për të ja dhënë
Forcën e gurit mos harro
Para kësaj kohe jetu kemi në të.
Kotësi e pa injoruar
Etja lakmi shkretëtirë e pa shuar
Ditëkoha e saj ka për të na thith
Por oazën jetë.
A mos harruam për të ujit.
NË DJEP HËNOR
Në mbylljen e dritarës së natës
Dorëhëna më ndaloj
Prit o shpirt i larë me lot
Mos ma bë natën me plagë
Mos më fli me sytë e gjakosur
Nuk të kam jetime
Në botën e fundosur.
Për një çast
Sy më sy u gjindem pranë
Sa të etur, eh sa mallë
Trupi i ligur frymon ngadalë
Ofshamë e zjarrtë tymos qiellin
U fik drita
Shpirti rrugëtoj
Buzë më buzë
U ndalua
Rrezja e saj na grabiti
Në pasqyrë na vënoj
Mallin lot na e lëmoj
Me një fllad na shitoj.
Flini tani
O robtë e mi,
Largësia është e mallkuar
Por unë jam djepi.
Që ju përkund
Në natën e malluar.
SI SYTË E MI
Po grusht dhimbja
Ndrydhi shpirtin tënd
Klithmën bën për të dal
Shtrëngo me burgji që t'mos ikën
Mllefi i djallit kërkon ushqim
Uria e tij është lubi dëfrim
Të rrëmben me një shikim
Mos harro se të është e vetmja dritë.
Po e lë të marr krahët
Mos vajto si qyqja e natës
Po e lirove një herë ti
Nuk e gjen më në universin gjithësi.
Kukuvajkat
Duke pritur janë tani
Prandaj të ruaj
Si sytë e mi.
DRITË SHPIRTI
Të dritë e shpirtit tënd
Rrugëtova natën
Nuk e pyeta as frikën
Nuk ja njoha
Mos më ndal !
Të thash
Të mallkoj
Rrugës nuk dua
Ke qenë gardiane
Për mua
E mjaft më mbajte
Në qelinë e mallkuar.
Zinxhirtë
Me dhëmb i shkëputa
Tokën gropova
Me thonjë e grushta
Rrugës
Për të ti
Tunelin bëra
Të gremina e fundit
Një fener
Më priste
Ishe ti
Binjak i shpirtit
Për tu mbyll në xhamin e jetës.
ME YJET MBUROJË
Po si larva flutur
Mbështjellur
Me fije t'mëndafshta bari
Nën hijën e thanës
E mbi lule livadhi
Me dashurinë që më fale ti
U bëra flutura
Ngjyrë zjarri.
Sytë e tu
Pasqyrë për mua
Aty shoh fjalët e pa shkruara
Muzgu i mbrëmjes kur përqafon
Puhiza me këngën
Na ledhaton
E kasollës pranë
Buzëqeshja jonë i mungon.
Në djepin e natyrës
E ninullën e saj
Hëna me pluhurin stof
Shitoj natën tonë
Ëndërrat
Mbi gjumin djalli
T'mos i shëmtoj
Me yjet
Mburojë na rrethoj.
ME NDJENJË PLATONI
Agun kur toka puth
Pa buzët tua
Dielli nuk hap syrin
Mbi mallin prush.
Pa fjalën tënde
Të dua
Dita ime
Mbetet jetime e vërbuar.
Pa buzëqeshjën tënde
Bota heshtë
Trupi mbetet ngurtësi
E zhytur në thellëdet.
Pa ngrohjën tënde
Akulli më përpin,
Deri sa zemra
pulëson klithmë.
Shpirti lutet
Për mëshirë
Si para akuzimit
Me litar në fyt.
Mos më humb
Në skëterrën e pa fund
Jam unë
Dritë e Perëndisë.
Ganimete Jashari eshte lindur ne vitin 1973 ne Prishtine. Shkollen fillore perfundoj ne Prishtine dhe ne moshen 15 vjeqe emigroj ne Suedi. Aty perfundoj shkollimet Master, per Ekonomi civile.
Me krijimtari letrare filloj te merrej qysh kur ishte nxenese e shkolles fillore. Poezite e saj jane publikuar ne shume gazeta, revista dhe portale.
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).
AntwortenLöschenAi specializohet në magjitë e mëposhtme:
* Duajini Spells
* Flet martesa
* MAGIKI I PARË
* Folje të mira
* Foljet e shëndetit
* Spells Seksual ATTRACTION
* MAGIKA E KRYESORE
* Kazino Cave
* Merrni masat e mallrave
* Foljet e mbrojtjes
* Lottery magji
* Flet LUKKY
* Folje të mirë