Dienstag, 18. Juni 2013

Truri i kombit në mergim

Albert ZHOLI

Fragment nga libri "Ikja e madhe"

Kemi thënë se intelektualët ishin
të fundit që u larguan masivisht nga vendi, për arësyen se ata, jo vetëm që shpresonin se nuk do t’i largonin nga detyrat e tyre, jo vetëm që të keqen e nënvleftësonin duke qenë të bindur se edhe sikur t’i largonin, ata do të gjenin një mënyrë tjetër jetese, por për faktin e rëndësishëm se ata e dinin mirë se jeta në emigracionin ishte tejet e vështirë për ta. Ata e dinin se diplomat e tyre nuk pinin më ujë gjëkundi, dhe se i priste një jetë e rëndë, me punë fizike rtë cilat ata nuk i kishin kryer kurrë. Nga ana tjetër, edhe bashkëshortet e tyre, të zgjedhura përgjithësisht sipas arsimit, do ta kishin të vështirë të përballonin punë të tilla. Por kur u pa se në Shqipëri jo vetëm që nuk kishte më “nevojë” për intelektualët, por për matrapazët ordinerë, ata iu drejtuan dherave të huaja.

“Demokratikasit”, muned të ma quajnë ekzagjeruese këtë panoramë. Sipas tyre “komunistët” kishin “prodhuar” që shumë njerëz me shkolla të larta e të mesme, sa ekonomia e tregut nuk kishte ku t’i mbante…Por e vërteta nuk është aspak kështu… Është e vërtetë, se shumë ndërmarrje, institucione kërkimore –shkencore, kulturore, deri te e vetmja kinostudjo, dolën të “tepërta”, por është po aq e vërtetë se mijëra diletantë –delirantë të PD-së mbushën radhët e institucioneve shtetërore, gjyqësore, artistike, botën e gazetarisë, të policëve, them të policëve sepse Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë aq shumë policë), sa edhe sikur diplomat të ndërroheshin, duheshin respektuar më parë këta njerëz të zgjedhur se sa injorantët. As regjimi totalitar i Enver Hoxhës, për të cilin vlejnë qindra të këqija, nuk bëri një politikë të tillë kuadrosh. Së paku deri në vitin 1954, pra 10 vjet pas marrjes së pushtetit, në shumicën e strukturave të rëndësishme bankare, drejtuese ekonomike, por edhe kulturore, regjimi i vjetër mbajti në punë ose kundërshtarët e vet politikë, ose fëmijët e tyre. Nedërkohë po pregatiëste kuadrot e veta të shumta të cilat do t’i zëvendësonin ata. Por ky proçes u bë ngadalë dhe me kujdes. Shumë prej fëmijëve të ish- të përndjekurve politikë arritën deri në fund të jetonin me punë intelektuale e drejtuese, në ndonjë rast, kurëse djemtë e ish-komunistëve iu nënshtruan genocidit ekonomik në mënyrë më të egër. Kurëse përsa i përket tepricës së të shkolluarve kjo tezë do të ishte e denjë vetëm për regjime cubash. Për të pasur një ide të vakët për numrin e intelektualëve që iu drejtuan emigracionit, (shumë të njohur iu drejtuan Evropës Perëndimore), në Athinë vetëm nga një rreth relativisht mesatar si Saranda, deri në gusht 1996 ndodheshin 72 oficerë, 31 mësues, 11 ekonomistë të lartë, 19 inxhinierë, 26 agronomë, 5 piktorë, etj. Nuk i dimë ata që gjenden në qytete të tjera të Greqisë. Por nga Gjirokastra, Vlora, Korça, Tirana…?Pas tulatjes së parë, d.m.th. punëve të vështira, (ata që kishin moshën, natyrisht,) shpirti i intelektualëve nisi të shpërthente ngadalë. Folëm këtu për tentativat për të ngritur të parat shkolla në Athinë, sepse kjo “kulturë” ishte si buka. Por më pas ata nisën të organizoheshin. Këto organizime në përgjithësi deri tani e kanë patur jetën të shkurtër me gjithë përpjekjet për të mbijetuar. Persekutimi i emigracionit nuk mund të mënjanonte intelektualët. Madje duke theksuar nëse ata ishin pjesa më e ndjeshme e këtijë “persekutimi”.

Tentativat për të hapur gazeta në gjuhën shqipe, për të botuar, apo për të hapur ekspozita në artet figurative nuk po rreshtnin. Tri gazeta deri tani janë mbyllur ose në numrat e para, ose pas dy tre vjetësh pune. Shkaku: nuk përballohet shtypi që vjen nga Tirana. Gazetat shqiptare të Athinës nuk u orientuan kurrë në rrugë të tilla sa të konkuronin atë që vinte nga Shqipëria. Edhe diletantizëm ka pasur. Edhe tendenca për ta lidhur me pikpamje të caktuara politike, kur stafi botues ishte i pavarur. Sidoqoftë, brenda kornizës së gazetarisë intelektualët e ardhur nga Shqipëria treguan më se një herë se janë të aftë të ndërtojnë edhe në këtë fushë pjellore të kulturës një vision të tyre. Gazetat “EGNATIA”, “SHKRIME BASHKËKOHORE SHQIPTARO-GREKE’ dhe ‘VLLAZËRIMI” do të mbeten në historinë e shtypit nga Shqipëria.Kemi thënë edhe më parë se ndër më të spikaturit shqiptarë në art kanë qenë piktorët. Jo vetëm se shumica e tyre ishin të rinj, dhe pas disa peripecive të mundimshme mundën të dalin në sipërfaqe, por edhe për faktin se piktura, ndryshe nga fusha të tjera të begatisë artistike, nuk kërkonin shpenzime paraprake. Telajot, kanavaca, apo ngjyrat nuk kushtojnë shumë. Prandaj mjafton të kesh vullnet dhe talent. Nga ana tjetër epoka e re post-totalitare të jepte të drejtën të dilje nga piktura “klasike”, apo e realizmit socialist. Sidomos piktorët e rinj të cilët mbaruan Akademinë e arteve të Bukura në Tiranë (ish Instituti i lartë), ëndërruan shumë të pikturonin sipas autorëve modernë e rrymave të këtijë shekulli. Tentativat e para ata i kishin shfaqur shpejt.Por këtu në kushte e një realiteti tjetër, mundësitë janë të pakufishme. Është pikëruisht kjo arësyeja përse ata u dhanë me nxitim pas modernes dhe pikturë në kohën kur shumica e piktorëve grekë i janë rikthyer klasikes. Megjithëse nivelin e kënaqshëm të shprehur nga specialistët, për fat të keq, në Athinën e jetës mesatare, më shumë preferohen punë mediokre se sa vlera të vërteta artistike. Kjo shihet, sidomos, nga të ashtëquajtura “ekspozita” të rrugës, ku tablo krejt mediokre, shiten me çmime të tilla, që për piktorët e varfër shqiptarë mund të ishin të larta.Prandaj ata shpesh frenohen, ngecin, nuk dinë se ku të orientohen. Galeritë e mëdha nuk mbeten kurrë bosh. Galeritë e vogla private kërkojnë kosto të larta, ose vepra të shitëshme. Kështu që shumë punë mbeten ‘në tako” dhe dëshira për të punuar më tej venitet. Talenti derdhet pastaj në një drejtim tjetër… në bojatisje banesash!. Por viti 1996 mund të quhet edhe viti i “bumit” të piktorëve shqiptarë. Kjo për shkak të shkrirjes së akujve të marëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe ‘tundjes” së ambasadës shqiptare. Me shumë interes u hap në qendrën kulturore të Bashkisë së Athinës ekspozita e piktorit vlonjat Rakip Shabani, i ardhur nga Shqipëria. Shabani, i cili ka shkëlqyer shpejt, sidomios në fushën e akuarelit, vinte në Athinë pas ekspozitave të tij në Romë, Firence, Milano, Bukuresht e Sofje. Edhe kësajë radhe ekspozitën e tijë e sundonin akuarelet. Motivet; bukuri të Shhqipërisë dhe të Greqisë. Një penel i hollë që të shkaktonte ndjesi të forta. Pluhurave, betonit, ndërtesave të ngjeshura të Athinës, rrugëve gjithë zhurmë makinash e njerëzish, kjo ekspozitë i ngjante një farë flladi që të kënaqëte. Njeriu e ndjente menjëherë lidhjen e tij me natyrën dhe se e para ishte ajo; natyra e virgjër. Interesimi ishte shumë i madh. Habia gjithashtu. Që kishte vende aq të bukura Shqipëria kjo kuptohej po të krahasoheshin ato me vendet më të bukura të Greqisë të pikturuara nga artisti shqiptar. Pra një vështrim jo vetëm në talentin e tijë, por edhe në vlerat e vendit që shihet nga larg si i egër. Rakip Shabani vinte këtu pas kolegëve të tijë vlonjatë Skënder Kamberi, (Artist i Popullit) dhe Qirjako Meniko. Shkolla e pikturës vlonjate, pra, kishte tri përfaqësues të merituar…Ditën që çelej ekspozita e R. Shabanit, qe mbyllur përbri ekspozita e piktorit tjetër shqiptar Genc Përmeti. Salla qe bosh, por punët nuk ishin hequr ende nga muret. Kisha hyrë dhe po vrojtoja i shtangur një botë tjetër picture, kur pas dëgjova nëj zë që ushtonte për shkak të zbrasëtisë së sallës:

-Të çuditshëm këta shqiptarët! Kalojnë aq lehtë nga përsosmëria në kaos. Ktheva kokën. Një plakë, reth të tetëdhjetave, e mbajtur pas një bastuni çapitej drejt tablove të mëdha. Ngryshe nga Shabani, Përmeti vizatonte tablo me përmasa të mëdha, (2 metrax 1,5), dhe pikturat e tijë ishin tejet moderne. Një kaos i vërtetë që megjithatë lexohej. Shumë piktorë modernë bëhen të pakuptueshëm për njerëzit e zakonshëm, kurëse përmeti lexohej si një pikturë klasike. Ai të kujtonte atë origjionë të tokës e njerëzimit, që lindi nga kaosi dhe kur duket se e përsos vetveten, hyn përsëri në kaotikën e mbretërisë së jetës. Plaka, piktore dhe studjuese arti, siç më tha shkurt, e dinte më mirë se unë atë që thoshte. Ajo e dinte edhe përsoshmërinë dhe kaosin. Dhe tani magjepsej që i zbulonte nga njerëzit e rinj të një vendi fqinj të cilin të tjertët e quanin të prapambetur… Në shtator të po atijë viti, 1996, u hap ekspozita e më se 25 piktorëve dhe skulptorëve shqiptarë. Të asaj kohe janë ekspozitat e Robert Alisë dhe të vellait të Rexhepit. Ky i fundit ndihet i kqnaqur për shitjen e shumta të veprave të tijë dhe të koleksionit të pasur që zotëron…Skulptorët e kanë më të vështirë. Arti i tyre, siç kemi theksuar “shihet” lirë në pronarë maniakë grekë të cilët nxjerrin fitime të majme.. Njoh shumë prej tyre që e kanë ëndërr përgatitjen e një ekspozite. Në Shqipëri dikur konkuronin për ekspozitat kombetare që organizoheshin në vitet jubilare. Ishte një konkurencë që të paktën të mobolizonte. Natyrisht artti politizsohej shumë. Edhe komisione mediokre kishte. Por një fakt është i saktë: Veprat që mbeteshin për në ekspozitat kombëtare ishin të gjitha të një niveli mbi mesatar. Ato ekspozita i dëmtonte gjigandomani, portrete e udhëheqësit, të cilët duhet të zinin medoemos një vend të dukshëm, dhe paraqitja rozë e realitetit. Po rata artistë që arritën t’u shmangeshin këtyre temave, bënin vërtetë gjëra të mrekullueshme.Të dërguar qysh në Shqipëri ishin edhe vëllezërit Shuta nga Narta e Vlorës. Ata u bënë të njohur për punët e tyre tërë elegancë në dru. Ndër ta, Alfredi ka zënë me qera një dyqan të vogël në qendër të Athinës, afër Omonias. Në fasadën e dyqanit nuk ka reklamë shumëngjyrëshe e të ndriçuar, por vetëm një fjalë të bukur: DORUNTINA.Mitologjia të vjen menjëherë ndërmend, siç lidhet ajo me drurin. Kjo legjendë, sa shqiptare aq edhe ballkanike, ka pushtuar mendjen e shumë artistëve figurativë, por edhe shkrimtarëve dramaturgëve, poetëve… Dhe vërtetë sa hyn brenda befasohesh. Është një botë mitike që nis e të flet, që të vërtitet në mendje. Kanë pushuar zhurmat e makinave që ecin një hap më tej dhe bota është vjetëruar… Vepra të tilla si “AKROPRORO”, ‘GORGONA”, “DORUNTINA” apo “ARDHJA E PRANVERËS”…janë vizione të një njeriu që mitologjinë ia rikthen njeriut të shekullit XX jo thjesht për t’ia kujtuar, por për ta kuptuar se mendësitë njerëzore nuk kanë ndryshuar shumë. Janë çveshur vetëm imazhet e fantastikës dhe duken si me të vërteta. Por veprat të kujtojnë se bota shpirtërore e njeriut është më e thellë se as…
“AKROPRORO” paraqitet një grua të fuqisjhsme, me gjinj të zhvilluar që shikon larg me dashamirësi. Në epokën byzantine ajo vihej si skulpturë në bashin e anijeve dhe donte të tregonte se gruaja në jetë ishte më e vuajtura, ajo që çante jetën, si bashi dallgët, por po ato e përballojnë detin dhe dhimbjen e madhe, se ai u mer shpesh burrat e tyre luftëtarë apo lundërtarë. Akro-proro do të thoshte cep i lartë, në pjesën e për parme. Dhe “Doruntina” shqiptare që në Greqi e njohin me emrin “ARETI”, është një punim i marrë nga legjenda. Shuta ka lexuar edhe Kadarenë: siç ka dëgjuar edhe variantin grek të Artisë. E gdhendur në dru nga skulptori, Doruntina ka marrë përmasa qiellore nga kali i saj fluturues. Z.Shuta qëmton folklorin e popujve dhe këtu ka vërtetë një fushë të mrekullueshme, të paçarë me parmendat e artit. Ata artistë atje gjithmonë kanë arritur të ngopen me jmjaltin e lastësisë. Ngandonjëherë motive që në jetën e popujve po harrohen nga modernizimi dhe zhvillimi i shkencës, në të vërtetë mbartin motive gjithmonë të reja. Te “Ardhja e Pranverës”, Shurta ka shfrytëzuar dy motive të së njëjtës këngë popullore: njëra me butim grek, dhe tjetra nga fshati i tijë, Narta, e cila mbart lidhje shumë të ngushta shpirtërore dhe etnike me Greqinë. Sipas variantit grek të folklorit dallëndyshja qëndronte mbi një degë peme horizontale dhe çukit mbi të. Ndërsa nartiotët dallëndyshen e parë e vendosin në një degë vertikale. Dhe e tyrja çukit. Të dyja trokasin në portat e përgjumura të dimrit që po jep shpirt. Por në variantin nartiot pranvera sapo,…sapo ka arritur. Dallëndyshja ende nuk ka pasur kohë të shtrihet, pra të vendoset horizontalisht. Ajo sapo ka cikur këmbën në kërcellin e drurit… dhe troket…!Qëmtime të tilla folklorike kanë vlerë jo vetëm për artist si Alfred Shuta, por edhe për folkloristët, historianët, politikanët…


Por nuk janë vetëm këta . Lindita Theodhori hapi klubin e parë me muzikë shqiptare në Athinë. Kemi përmendur shumë artistë të artit muzikor të cilët kanë zënë vende të nderuara në orkestra simfonike, apo në orkestra më të vogla, regjizorë që diku janë afruar profesionit të tyre duke bërë punën e inspektorëve të skenës, apo të operatorëve, por edhe shumë prej tyre që u japin mësime private në muzikë fëmijëve grekë… Nuk flas për të paaftët …Ata nuk bëjnë asgjë nga këto. Punojnë në punët më të paimagjinueshme për shpirtin e një artisti …Duket se pas artistëve figurativë e “kryesojnë “ njerëzit e letrave. Në Athinë janë botuar disa vëllime me vjersha nga autorë sa të rinj, aq edhe të vjetër. Libri i parë i përket këmbënguljes së ish kryeredaktorit të gazetës “EGNATIA” Kolec Traboini i cili arriti të mbledh rreth një vëllim mbi njëzet e pesë firma të reja e të vjetra dhe të botojë kështu librin e parë poetik të emigrantëve shqiptarë. Pas tij Majlinda Zeneli do të botonte përmbledhjen në shqip e greqisht “BESOMËNI”, një përmbledjhje që e bëri të njohur autoren jo vetëm te shqiptarët e mërguar, por edhe ndër personalitete greke të poezisë. Gazeta të shumta shkruan për këtë eveniment:
 

Muzgjet e uritur
Hanë kavaletat…
Gjithkund në mëngjes
Hasëll e kashtë
Dimri njomishte ka pak
C’gosti e thatë!
(Dimri në fshat)

Pas këtijë vëllimi shfaqet në “qarqet” letrare të shqiptarëve të ASthinës vëllimi i Gent Demit “Gjak lulesh”. Në të vërtetë libri është botuar në qytetin Larisa nga shtëpia botuese “CONTACT”, në vitin 1993. Por në Athinë mbërriti rreth fillimit të vitit 1996. Një vëllim sa në prozë e poezi e një autori që asaj kohe ishte vetëm 21 vjeç. Le të sjellim edhe prej këtijë vëllimi disa vargje pa pretenduar se ato janë më të bukurat:

Ke lindur shumë më parë se unë
Njëzet vjet të humbura mes nesh,
Njëzet vjet…
Dhe s’di si ta kuptoj
Kush i mbylli njëzetë porta rresht?
Moti prej motit mbyllur me portë,
Porta prej portës larg një mot
Njërën shpërthej … mbyllet tjetra përtej;
Njëzet vjet s’i kapërcej dot!
( Njëzet vjet që s’ka se ç’ti bëj)

Dy vëllime me poezi ka botuar këto kohë në Athinë edhe poeti Pirro Loli. “DRITA E VETËTIMËS” dhe “DHËMBJA E URËS”, përkatësisht më 1996 dhe 1997, nga shtëpia botuese “THAMIRIS”.Vëllimi i dytë është një poemë për miqësinë shqiptaro-greke dhe u drejtohet të dy popujve për të vendosur themele të forta urash miqësie:

Binjakë kemi lindur,
Së bashku emëruam perënditë
Së bashku ndamë bukën e gjumin
“Me rasa druri i ndërtuam shtëpitë”

Pse ngjethen baladat e lashta?
Përse përvëlon nga brenda Ballkani?
Në suferina lufte e thinjëm të dy,
Të dy pjellë e një fati.
(Dhimbja e urës)

Së shpejti botime të tjera me interes, (ndoshta në qytete jashtë Athinës ato mund edhe të jenë botuar, por autori i kërkon ndjesë autorëve mërgimtarë që nuk u njeh veprat) dhe bota e lëtërsisë do të pasusrohet me siguri me klithma të tjera ankthi e dhembsurie për njeriun. Hodhëm kështu një vështrim disi të gjatë mbi një pjesë të “trurit të kombit” që u përket fushave shqipërtërore të tij. Por Greqia dhe Athina në veçanti ka me mijëra intelektualë të fushave të tjera të shkencës dhe teknikës. Dhjetëra e dhjetëra inxhinierë të të gjitha specialiteteve dhe jo të rinj, por 40-60 vjeçarë shesin tani “ksisto” (kruaj të fitosh), ose bileta autobuzi në qoshet nëpër qoshet e Athinës, madje në më të shumtat e rasteve bëjnë punët e shtëpive ku banojnë për të lehtësuar sado gratë e tyre. Inxhinier nafte e minierash, gjeologë të njohur, por edhe projektues hidrocentralesh, ushtarak me dikur grada të larta të cilët, po të ishin në punët e tyre, të depolitizuar realisht doemos, nuk do të lejonin tani që oficerë mediokër, apo politikanë që nuk kishin shkëlqyer kurrë për ndonjë gjë, të shkatërronin ushtrinë shqiptare, të vetmen mburrje për mbrojtjen e vendit. Zotëruesit e gjuhëve perëndimore ia dolën të hynin në shtete perëndimore më të zhvilluara nga Greqia, prandaj gjeografinë e shpërndarjes së tyre natyrisht nuk mund ta dijë askush. E keqja dhe e mira, shpesh qëndrojnë shumë pranë njëra-tjetrës. Hapja e kufijëve krijoi edhe mundësi për shfrytëzimin e bibliotekës të kryeqyteteve evropiane. Bibliotekat e Athinës jasnë shumë të pasura me dokumenta që lidhen me historinë e Shqipërisë, për vertë faktin që jo vetëm jemi komshinj, jo vetëm për faktin se 300 vjet kemi qenë një shtet, por për një gjë të thjeshtë, se mungesa e institucioneve arsimore në Shqipërinë e pushtimit turk, mungesa deri edhe e gjuhës së shkruar, do të krijonin premise që shumë shkrimtarë, historianë e gjeografë ekonomistë e gazetarë të shkruanin punimet e tyre greqisht. Ata mbaruan në Athinë studimet e larta dhe mungesa e institucioneve në Atdhe i bëri që të nguleshin këtu. Por në bibliotekat e Athinës ka të vendosura edhe shumë studime të autorëve grekë e të tjerë të huaj për Shqipërinë apo Epirin, siç e quajnë disa. Jo vetëm Naim Frashëri shkruajti disa vepra greqisht, por qysh nga studiuesja e mesjetës së herëshme Anna Komnena, e që fliste për viset e Epirit e derio për të Durrësit, origjina e së cilës mund të jetë nga ky qytet, shkruanin greqisht. Në këto kushte është normale që shkencëtarët nga Shqipëria t’i vizitojnë herë pas here këto “oaze” të kulturës për të përfituar diçka të re. Ishte emocionues takimi im me nga dy shkencëtarët tanë më të mëdhenj profesor Arben Puto dhe professor Kristo Frashëri. Të dy të mëdhenjtë e historisë, por edhe të Helsinikut shqiptar, kishin bujtur në Athinë në mars të vitit 1996 për të marrë pjesë në Helsinkun Ballkanik. Pata nderin t’i shoqëroja disa herë. Skrupulozë deri në sëmundje, ata besonin se nuk mund të flitej për histori të vjetër të Shqipërisë pa ditur zhvillimet më të fundit të njerëzve të saj. Dhe donin të dinin gjithshka, gjithshka për emigracionin më të ri, për jetën, vështirësitë, perspektivën…

Zoti Kristo Frashëri ndënji ca ditë më shumë se kolegu i tijë, sepse në Athinë kishte vajzën e tijë dhe mbesat. Por edhe për një punë tjetër: të rrëmonte nëpër biblioteka. E pikasa një ditë në njërën prej tyre. Punonte gati-gati 10 orë në ditë. Dhe të mendosh që një 75 vjeçar duket se mund të shkëputet së fundi nga punët, për të shijuar vitet e fundit të jetës.Por jo: si ajo fjala e urtë shqiptare, “mbollën të tjerë hëngra unë, do të mbjell unë të hanë të tjerët”, profesori i moshuar synonte ende të lindte akoma diçka në librat e tij të shkuara.

-Albert, hajde, mor bir, të takohemi e të bisedojmë sot paradite më tha një ditë në telefon. Zëri m’u duk i lodhur dhe i trishtuar. Nuk mund t’ja bëja më dysh fjalën. Lashë gjithshka dhe vrapova ta takoja. Ishte nder të pije një kafe me të ..
-Më morën në telefon shokët nga Tirana,- tha pas pak duke gjerbur kafenë..
-Dikush nuk ka folur mirë për mua…

Nuk përmendi as emër dhe as mbiemër. Nuk shau e as fyu njeri. Por unë mësova më vonë se një gazetë proqeveritare e kishte fyer për të kaluarën e tij komuniste. Modeli i fyerjeve ishte i njëjtë me atë të mijëra njerëzve e intelektualëve që u bëheshin në Shqipëri. Qe ai denegrim që i detyroi të largoheshin nga vendi. Mos donin të largonin dhe profesor Kristo Frashërin? Mos donin të dëbonin njeriun që respektonte gjithë ballkaniada e historiografisë, apo ajo e të drejtave të njeriut? Po kush do të mbetej paskëtaj?
 
Me gjithë këtë klimë aspak dashamirëse nuk mund të mos nënvizojmë edhe një fakt tjetër:“Janë përherë më të kualifikuarit, më ambiciozët, më energjikët ata që kërkojnë rastin për suksese në jetë në vendin ku kanë zgjedhur për të shkuar në emigracion, duke përballuar çdo rrezik. Të varfërit, ata pa inciativë, të dobëtit dhe ata që kanë pengesa të këtijë karakteri rrinë në Shtëpi”. Do të shkruante ekonomisti amerikan Mayo Smith…

1 Kommentar:

  1. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    AntwortenLöschen