Sonntag, 16. Juni 2013

Fran Ukcama: Muzeu i shpirtit


Cikël poetik: " MUZEU I SHPIRTIT"

Fran UKCAMA

EPOSI I MBESHTJELLUN NË LAHUTË

Në kimet e ndrituna të jeles së gjogut,
u enden tingujt, shungullimës së butë,
herë si orteket që lshoheshin prej zorit,
hereë, si ujërena, kthjellshem, mbi lahutë!

Epikat e gdhëndura në kershat e kryekombit,
breznitë i struken si florinin në skuta, shkambit,
qysh para Arbnit e deri në ditën e sodit,
ato, legjendat na i sollën në sofren e malit..

Muji, Halili, dhe Gjergji me plagë dhe Doruntina,
në mejdane shpalosen shpirtin që nuk zhbahet,
në viset e epra, Curraj, Mertur dhe Nikaj,
rapsodet maje më maja i bashkuna zanat!

Të tanë lakmitaret te Tanusha sytë i tjellin ,
Kotorret e thella, ku Halilin e vunë në hekura,
për dashunitë, që njimijë diej nuk mund t`i ndezin,
Bota mbetet pa fjalë, sa e shtenjtë mbetka besa..

Nuk di saktë kullat a sarajet e zgafellat,
ku doli shungullima, te votra si bekim prej zoti,
por di se mbi bjeshket , ku luftojnë dragojtë e kulçedrat,
aty asht rranja, aty asht ama, ku sot rron Eposi !



DADA QË NA RUANTE KULLËN

Burrat kishin dale firar, maleve ne vise të ujkut,
kishin ngritë një stan , ku dielli sytë gurrash i lanë,
Dada e madhe si zonjë shpie, mbronte nderin edhe kullen,
me sakicë mbas dere varë,
dhe nën shokë dy pëllambë koburen!

Dada keshtu ka mbetë në kujtime, një trung thane mbi nji shkamb,
nuk ka dert kujtesa ime, foto s`lyp, nuk lyp as shënjë,
as nuk mora një skluptor, nuk i ngrita as monument,
dirgjet vet shqiponja në fis,
tham se Dada asht njëmend!

Tham se Dada rron pra rron, kthetrat hap te thepi i gurit,
djemtë e saj rrit me ulkonja, vikasin në nder e besë,
rrethnajes bregut Drinit, nalt kullat e Nikaj -Merturit,
rrezeja e diellit qesh e luan,
luan kujtimi mbi një kreshtë!



MUNGIM...

Mungon një krah, mungon një sy,
mungon një këmbë, dora e njomë dhe gishtat krejt,
mungon një djalë, një bankë mbet bosh, tash ka pranvera,
u mbushën pesë,
... mungojnë në udhet e fshatit bombë, njezet e gjashtë jetë!
Mungojnë lule, mungojnë shumë zogj,
pellumbat e rjepur, djegur e zharitur, kurrë nuk u kthyen ma në Gerdec !
Kjo gojë me dhambë prej hekuri e baruti,
klithma, vikama e shpirtrave, arrati, që nuk flejnë..
Mungon drejtesia...dhe paftyrësia mburret me vilat, shemtimi i shekullit..
Muzeumi i dinosaureve, varri i kafshates, dheu me predha,
kurrë nuk mbyllet, krateri i Gerdecit..
Dhe pyes, me gjuhen e zemrën e nënes vrerë,
A do kthehen kurrë më ata pellumba të shkretë,
kurrënjëherë, aman,
E Kombi hesht, e kambana bie, ting-tang, ting-tang,
ky qiell, sterrë për ata, sot, po qan!!!!



KU JANË SOT KU JANË...

Ku janë sot femija, ku janë mesues e mesuese,
pa Julinin sot, edhe zogjtë po qajnë,
ku janë baballaret, nënat sot ku janë,
ku janë gazetaret,
mediat shkrrye e shkrue, pse zi nuk mbajnë,
ku janë idhëtaret,
politokaret sot çka po bajnë,
deputet, që po duan armë, a e thanë një fjalë,
... siguria e jetes baraz me një lajm,
dhe larja e shteti, lotë në deklaratë,
kishat e xhamitë, në qiej minaret,
zanin ku e kanë...
Nxinë faqja e Shqiperisë, turp më të madh nuk ka,
femijtë, zogjtë e pa faj, i dhunojnë, i hanë,
ne nga po vijmë, ne ku po vemi,
ne çka po bajmë?!!!



MUZEU I SHPIRTIT TIM

Kap kujtesen si një femijë,
në dorë ka një miser të pjekur,
dhe e çoj për një vizitë,
në muzeun e shpirtit të djegur..

Djegur vapes, djegur dertit,
si një eshkë prej lisi këputur,
ky muze nga cepi i diellit,
në zgafella më ka futur..

Dua që kujtesa përhimur,
harlisur në stinë moderrne,
të rindezë qirinjtë e fikur,
të mesojë ku e ka derën..

Të gjëj pragun dhe oxhakun,
shtratin me kashten e thekres,
perseri ta ngrehin çarkun,
shtegut ku shkel kamba e dhelpnes!

1 Kommentar:

  1. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    AntwortenLöschen