Donnerstag, 30. Mai 2013

Fakete Rexha

Fakete Rexha

Fakete Rexha u lind më 7 qershor 1958 në Gjakovë. Studioi Gazetarinë dhe Letërsinë në Universitetin e Prishtinës. Deri në vitin 1994 punoi në OPGB "Rilindja" - Prishtinë. Është laureate e trefisht (1986,1994,1996) në "Takimet e poeteshave shqiptare të Kosovës" në Vushtrri.
Në nëntor 2001 fitoi çmimin e tretë në Festivalin e Poezisë dhe Muzikës në Malme - Suedi.
Është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Prej vitit 1999 jeton dhe vepron në Paris - Francë.

Veprat:

  1. "Mal me fryme" ( poezi) - Rilindja - Prishtinë, 1990
  2. "Kthimi i motres" (proza poetike) - Renesansa, Prishtinë,1993
  3. "Malli i trupit" (proza poetike) - Renesansa, Prishtinë, 1994
  4. "Vallja e fundit ne Akeron" (tregime te shkurtera) - Rilindja, Prishtinë, 1997
  5. "Gjëmimi i ures" (drame). Festivali i Dramës. - Bolognes, 1999.
  6. "Shtepia pa numer" (proza poetike) - Renesansa, Prishtinë, 2000
  7. "Monografia Salih Lutolli - AGI" - Renesansa, Prishtinë, 2001



Pjesë nga krijimtaria e autorës Fakete Rexha


1. BALADA PER HARMONIKEN E VOGEL, FURKEN, KMESEN DHE JANXHIKUN

Një harmonikë e vogël, e zhvoshkur dhe e gërvishur,
e shkrehur dhe e pluhurosur, me ngjallet saherë mbyll
sytë dhe kujtoj mbrëmjen e parë muzikore në dasmën
e mikes sime që rrinte ulur në një karrigë, e mbuluar me
vellon e gjatë e të bukur të nusërisë.

Ishte ditë e premte.
Binte shi.



2. FESTA

Në "Hanin e dy Robertëve" në Prishtinë tavolina me courvoisier
e me fruta. Kishim festë per shpalljen e Deklarates Kushtetuese te Kosoves. Poshtë në rrugë rrëmujë, ulërimë. Muzika ndaloi. Nga
ikja natën më mbeti kujtim shenja në arkadë, në llërë e këmbë, çanta pa këpucë e shall dhe lotët e shoqës sime, që nuk deshi të vinte në kremte.

Ishte e bukur gjithnjë.
Policia ia shëmtoi fytyrën.



3. PURPUR

Si nuk më mbeti asgjë nga ime ëmë? Asnjë kujtim.
Të mitur më la edhe me tetë motra e vëllezër.
Ata në fotografi paraqesin vendlindjen që braktisa.
Në fotografinë e martesës, sa të bukur janë. Babai
me rroba shik. Nëna me fustanin e bardhë dhe
kapelën prej Italie, me margaritarët e Shkodrës
rreth qafës, të bardhë si lot.
Prapa kapakëve të dritares asgjë nuk shihet
në fotografi.

As purpuri.



4. NENTE SHPIRTERAT E DASHURISE

S'kishte ndodhur ende asgjë në mes, kur me foli për dashurinë e tij - gjak që s'i rridhte më damarit... rrugën e diellshme bojë argjendi...Kontracepcionin....antenën satelitore...rëndësinë e librit, gazetave...Krijuesit - më tha, si duhet gjë televizori.
Shikimin ma vodhi, faculetës mbështolli, xhepit të majtë e futi në çantë, dashurinë me vete ma mori.
I thashë: s'ke përse të më ngasësh, s'kam dëshirë të të shoh kurrë më!
Më pyeti: Në sa të të thërras nesër?
I thash: do ti lësh ëndrrat?
Më tha: As që kam ndërmend të pushoj së ëndërruari për ty. Dashurisht duke m'vdekur kraharorit. Nga qielli yjet do ti zbres të ta stolis ballin. Ai, e vërteta as si fshihte ëndrrat as thoshte gjërat ashtu si nuk i ndjente. Më bënte t'çmendem. Siguria është vdekje për artin, i thash. Dashuria është qartësi, më tha - nëna të sjell kafenë buzë shtrati mëngjesit. Babai në grusht hapur ta mban dashurinë. E, mbrëmjeve....ah, mbrëmjeve përqafimi guximshëm symbylltazi prapa krahëve...Pëshpëritjet e puthjet qafës, gjoksit, gojës...
E pyeta: a kaq shumë më do?
Më tha: Tërë jetën do të bëhesha bariu, robi, shërbëtori yt i dëgjueshëm.
E pyeta: a vdes ti ndonjëherë...Në ëndrrat tua?
Më tha: krijuesit as mplaken as vdesin. Përveq nga dashuria.

5.

Ai ishte në gjysmë të rrugës.
Unë pranë dritares.
Të ëmblën, të vogël e plumb të trashë.
Si sheqerin po e mbaja në gji, nga dashuria.
Në dhomë. Shtëpisë. Unë e eme bijë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen