Kujtim Morina |
Kujtim Morina u lind në vitin 1972 në Has, Shqipëri. Është diplomuar për Matematikë në Universitetin e Tiranës (1994), pastaj për Drejtësi në Universitetin e Shkodrës (2004) dhe ka përfunduar një Program Master 2-vjecar për Integrim Europian dhe Rajonalizëm në Universitetin e Gracit/Austri në vitin 2008. Në vitet 1999-2009, ka punuar me organizata ndërkombëtare në Kukës. Shkruan kryesisht poezi e prozë dhe njëkohësit merret edhe me përkthime.
Nga përkthimet e tij nga anglishtja mund të përmendim:
“Arkipelagu Gulag”, Aleksandr Solzhenitsyn (Botimet Princi 2012),
“Këngë për emrin tim”, poezi, Linda Hogan, SHBA (OMSCA-1 2014);
“Shpirti vallëzon në djep” poezi, Niels Hav, Danimarkë, (OMSCA-1, 2016);
“Antologji e poezisë kuvajtiane (OMSCA-1,2017)
“Trëndafila persie - antologji e poezisë moderne të Iranit” shtëpia botuese Klubi i poezisë, Tiranë, 2017. Gjithashtu ka përkthyer poezi nga Derek Walcott, W H. Auden, Gabor Mandy, etj.
Në anglisht, poezitë e tij janë botuar në revistën “The Sound of the Poetry Review”, ‘The Galway Review”, ‘Prosopisia”, "LAKEVIEW, International Journal of Literature and Arts" etj.
Nga maji i vitit 2009, punon në shërbimin diplomatik shqiptar.
Veprat:
- "Dehja nën mjegull”, poezi, 2000
- “Kthimi i syve” poezi, 2010
- “Herën tjetër”, tregime, 2015
Poezi nga Kujtim Morina
Shanset e humbura
Janë si frutat në një pemë,
që s’i arrita
në momentin e duhur.
Pastaj koha i
zverdhi e i thau
me shpejtësi të
rrufeshme.
Shanset e humbura.
Po bëhen ca
si shumë kohët e fundit.
Fruta që bien
në verë e në dimër,
në pranverë e
në vjeshtë.
Shpirti im romantik,
po më shkakton
shumë humbje.
Më e keqja është
se s’i mbledh dot,
të gjitha në një
shportë,
sepse duke ndodhur
në kohë të ndryshme,
zvetënohen pa
pritur njëra-tjetrën,
duke ma hequr
edhe mundësinë e fundit,
të një ekspozite
me suvenire të vjetra.
Për ku vrapon
ky shi i mbrëmjes
Për ku vrapon ky shi i mbrëmjes!
në këtë natë pa
hënë e pa yje.
Mos vallë
ka marrëveshje
mes tokës së etur
dhe qiellit
ngarkuar me re
të padukshme,
që lëshon shiun
si farë jetësore
për mbarsjen
e tokës,
në pllenimin
e bimëve.
Për ku nxiton
ky shi i mbrëmjes!
Ndoshta qielli
do të çlirohet sa më shpejt
nga këto vrantësira
kërcënuese,
S’mund t’i mbartë
mbi shpinë tërë natën.
Të lëshojë një
errësirë më të çelur,
pastaj të dremitë
me sytë e përlotur.
Mbledh një dorë
qiell,
te flokët e saj
të lagur,
e shpërndaj si
krem,
në sytë e mi të
mpakur.
Zonë e ndërmjetme
Zonë e ndërmjetme,
mes mashkullit
e femrës.
Është plot me
valë elektromagnetike,
fijëza të
holla që fillojnë te sytë,
shpërndahen në
të gjithë hapësirën.
Loja e elektroneve
vazhdon e papenguar,
duke dhënë sinjale
të dukshme e të padukshme.
Zona e ndërmjetme
bëhet më elektrizuese,
sidomos kur ke
përpara një vajzë të re
apo një grua të
bukur.
Mund të dallosh
me sytë e shpirtit,
mijëra fije argjendi,
që lëvrijnë papushim,
duke i dhënë trupave
një dridhje të çuditshme
dhe një tërheqje
gravitacionale mes tyre.
Kur raporti numerik
mes sekseve
është i pabarabartë,
ka interferencë
dhe rezonancë valësh,
që në ekstrem
mund të ndezë një hark elektrik.
Bashkimi fizik
i trupave,
s’është veçse
fundi i magjisë.
Sonte
Sonte e tremba gjumin të mos vijë.
Zakonisht vjen
e më merr pasdarke,
si një hyjni që
lëshon
fillimisht një
ilaç te sytë,
më pas në gjithë
trupin e skapitur,
derisa më përfshin
të tërin,
në mbretërinë
e tij të errët.
Pastaj natën kur
sheh
që kam humbur
në pafuqinë time,
më lëshon nga
një ëndërr të beftë,
duke më ndihur
ta harroj shpejt.
E shoh se gjumi
po vonohet sonte.
Unë kam mbetur
si i varur në çengel,
me këmbët që
s’më arrijnë në tokë.
I lutem të vijë,
të më lëshojë
në fushëtirën e qetë,
se jam penduar
për ikjen.
Si ai gjahu që
pasi i ikën gjahtarit,
kthehet
më në fund,
mos ta lërë të
shkojë duarbosh.
Kёnga e natёs
Kёndo o gjel kёngёn e trishtimit,
pёr ata qё e kalojnё
natёn vetёm.
Ndoshta i ndihmon
tё dalin nga pusi i errёt,
duke u ngjitur
e kthjellojnё shikimin,
u kthejnё syve
kuptimin e humbur.
Kёndo o gjel,
lajmёtar i shpresёs,
qё paralajmёron
fundin e kёsaj nate.
Boll u endёm nё
kalvarin e agonisё,
duke tjerrё
gjurmё tё hirta kujtese,
si ёndrra tё
njё tjetёr jete.
Tё pagjumёt
nuk janё vetёm,
megjithёse
ecin nё drejtimin e kundёrt.
Ata janё
miqtё e natёs,
qё i ruan nga
ёndrrat e kёqija.
Kёndo o gjel
harbimin e natёs,
qё u ngop me
kёrcёnime syzeza.
Ti dhe
fshesarёt e rrugёve,
meritoni
kurorёn e agut tё ditёs.
Robtimi i
andrrës
Tue këputë nji lule mimoze,
gjeta i
andërr t’vrame.
Mezi kish
shpëtue prej ngrijës së fundit.
Më mbeti në
dorë si push i polenit,
tue m’u lutë
ta lija n’fatin e vet.
Ma vonë m’u rrëfye se kur i zoti e pa,
Ma vonë m’u rrëfye se kur i zoti e pa,
se s’po
kthehej në flutur,
as në zog që
flutron,
pasi e kish
bartun me vite,
tue i dhënë
frymë dhe jetë,
e kish hedhë
si një lulëkuqe e vyshkun.
Unë nuk njifem për vjedhës andrrash,
Unë nuk njifem për vjedhës andrrash,
megjithatë e
mora andrrën e drobitun.
Thashë ta
mbjell me lulet n’kopshtin tem.
Ta përziej me
andrrat e mia,
që s’i kam
hedhë akoma,
por i ushqej
me nikotinë, alkol dhe libra.
Natën më doli
gjumi nga jermia.
Andrra më
ankohej se kish hy n’mish të huej,
se unë po e
robtoja ma shumë se i zoti i parë.
Qe grindë me
andrra tjera të miat,
që e kishin
paralajmërue m’e përzanë.
Robtimi i
andrrës asht ma i keq
se robtimi i
jetës,
ndaj e lshova
n’hapsinën e pafund,
si një cung
që nuk e zen votra ime.
Sodis
vendlindjen
Rri e sodis vendlindjen.
Më duket
sikur jam atje,
me lodrat e
fëmijërisë,
duke bredhur
arave e lëndinave,
në kërkim të
një misteri,
që nuk e
gjeta kurrë.
Ah, atje dielli rrëzëllin më shumë,
Ah, atje dielli rrëzëllin më shumë,
kur perëndon
ka një ngjyrë të purpurt.
Hëna është më
afër, më ndjellëse,
sikur do ta
prekësh me dorë.
Më kujtohet kur mblidhja luleshtrydhe,
Më kujtohet kur mblidhja luleshtrydhe,
kunadhet
përgjonin shkurreve e gërxheve.
Natën shfaqej
papritur nusja e lalës,
ndërsa
mblidhnim xixëllonjat kërshëritëse.
U bënë vite që s’kam qenë në fshatin tim,
U bënë vite që s’kam qenë në fshatin tim,
megjithëse e
shoh shpesh nga largësia.
Kam frikë se
po të shkoj atje,
shprishen
shpejt ëndrra dhe magjia.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen