Nëpër këto shoqata e klube,shqiptarët organizoheshin të ndihmonin gjitha interesat kombëtare dhe shkrinë edhe atomin e fundit të energjisë së tyre,vetëm të ndihmonin çlirimin e atdheut nga pushtuesi.Këto forma organizimi,shqiptarët po i bëjnë edhe sot me shumë pedantëri.
Ndër shqiptarët aktiv,të cilët përkohësisht janë të përqëndruar me banim në Austri,nga maji i vitit 2011,nisën pregatitëjet e tyre për themelimin e ndonjë Qendre,e cila do të i bashkonte shqiptarët atje,fillimisht për të mbrojtur dhe pasuruar gjuhë,kulturë,art dhe traditë shqiptare, për të mbrojtur të rinjët nga asimilimi,si dhe integrimin më të lehtë dhe më efikas ,të etnitetit tonë në shoqërinë dhe shtetin austriak,ku ata jetojnë.Njerëz të mençur e veprimtarë, u desh të derdhin mund,kohë e shkëmbime mendimesh,se çka do të themelojnë:ndonjë grup letrarë, ndonjë Qendër kulturore,apo ndonjë lidhje tjetër organizimi.Nismëtarët intelektual dhe aktiv,në konsultime të njëpas njëshme,erdhën në përfundim të formojë një Shoqatë Kulturore Shqiptare(SHKSH),me Seli në Vjenë,të cilën e emërtuan:Shoqata Kulturore Shqiptare”Aleksandër Moisiu”,të cilën edhe e regjistruan tek organet shtetërore austriake.Nismëtar të kësaj nisme kaq të rëndësishme e të nevojshme,ishin veprimtarët e shquar intelektual:Anton Marku,Besim Xhelili,Hazir Mehmeti dhe Amir Jonuzaj.Themelimi i Qendrës ndodhi me 14 janar 2012,ku edhe u bë promovimi i kësaj QKSH,,u zgjodh kryesia e kompletuar,tuboi antarësimin dhe shënoi një program të pasur kulturoro-artistik.Themelimi i kësaj shoqate,jo vetëm që ka rëndësi për shqiptarët tanë atje,por ka një rëndësi edhe për austriakët,nga se aty po vepron një shoqatë shqiptare e emërtuar me emrin e Aleksandër Moisiut,artistit të madh shqiptarë me famë botërore,i cili një pjesë të jetës së tij e jetoi në Austri.ShKSh”A.Moisiu”,brenda kësaj kohe bëri një punë të madhe,veq kësaj ajo hapi porta bashkëpunimi me shoqata,klube,lidhje dhe grupime të ndryshme, shqiptare,austriake,jo vetëm të atyre që veprojnë në Austri,por edhe me qendra tjera kudo ku veprojnë shqiptarët,la porta të hapura bashkëpunimi dhe i ftoi ata për bashkëpunim.Deri më tani Shoqata Kulturore Shqiptare”Aleksandër Moisiu” në Vjenë,ka nënshkruar memorandiume bashkëpunimi me Shoqërinë e Akademikëve Shqiptarë në Gjermani,me Lidhjen e Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH) si dhe me Lëvizjen e Gruas Shqiptare,në Linz.Bashkëpunimi ka qenë i frytshëm në mes palëve dhe puna e tyre po shkon për çdo lavdatë.
Duke nxjerrë persona të edukuar dhe adekuatë, kemi një zë më të fortë dhe prezanim më pozitiv për veten tonë para botës. kur kujton paraardhësit e denjë shqiptar, Ilirët me kulturën dhe traditën e tyre, e cila ruhet edhe sot në të gjitha trojet shqiptare. Në aspektin artistik-kulturor shqiptarët e diasporës kanë arritur majat në secilën fushë/zhanër të artit që ia futur nëpër krijimtarinë e këtyre veprimtarëve të çmuar
Aleksandër Moisiu ose Alexander, Alessandro – Moissi ose Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste dhe vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë, ishte aktor austriak me origjinë shqiptare.
Moisiu tek “Zgjim pranvere” të Frank Wedekind, 1906
Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.
Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).
Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.
Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.
Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.
Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.
Varri në Morcote
Ai vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.
Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e pergjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.
Veq aktiviteteve të njëpasnjëshme SHKSH”A.Moisiu” në Vjenë,në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptarë,botoi librin e parë të titulluar ILLYRICUM,ku përfshihen krijues shqiptarë që jetojnë në Austri, në lëmi të ndryshme si: poezi,prozë,,tregim,studim,
Ky libër historiko-letrarë,më ka rënë në dorë javën e kaluar më 23 mars 2013, në orën letrare të Pavarësisë,në Koblenz të Gjermanisë,të cilën çdo vit e organizon Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH).Duke rrespektuar bashkëpunimet me LSHAKSH,
Shoqata Kulturore Shqiptare”Aleksandër Moisiu” nga Vjena,aty patëm rastin të njiheshim me miq,veprimtarë e intelektual,si:Anton Marku,Dan Kosumi,Besim Xhelili,etj…Ata,jo vetëm që na bënë nderë,me pjesëmarrëjen dhe kontributin e tyre në orën Letrare të Pavarësisë,por na bënë nderë edhe me ofrimin e këtij libri të çmuarILLYRICUM,për të cilin u jemi mirënjohës,si dhe duke e lexuar,nuk munda të qëndroj duarkryq,pa shkruar pak rreshta për te.Padyshim,këtë libër e kanë mirëpritur edhe ambasadori i Shqipërisë D.r.Vili Minaroli,ambasadori i Kosovës në Austri Dr.Sabri Kiçmari.Që të dy ambasadorët kanë shprehur gëzimin e tyre për këtë libër dhe kanë dhënë nga një vështrim të shkurtër për te.Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Austri,sikur kanë pasur fatin e tyre,nga se një ambasador si është Sabri Kiçmari,do të i përfaqësoj ata në mënyrën më të dinjitetshme,çka është shumë e rëndësishme për mërgimtarët.Dr.Sabri Kiçmari,ky intelektual e veprimtarë i shquar i çështjes kombëtare,ka shkri nga vetja çdo ind,për atdheun dhe kombin.Ai është gjindur kudo ku ka qenë nevoja për atdheun dhe kombin.Sabri Kiçmarin e njoha në Gjermani,jetonim dhe vepronim në të njejtin qytet gjerman.E kujtoj si sot,atë mik të madh e të çmuar,atë veprimtarë pedant e të paepur,zëdhënës i çështjes kombëtare në Gjermani,i cili diti aq mirë të organizoi shqiptarët e mërguar rreth çështjes kombëtare,i cili aq bukur dhe drejt e senzibilizoj çështjen kombëtare shqiptare tek gjermanët.Habitesha si ky njeri kishte aq forcë,energji,vendosmëri,
Të kthehemi sërish te libri ILLYRICUM;libër ky shumë i pregaditur,i dëshiruar për çdo lexues,libër i kompletuar, në të cilën njohim veprimtarë,poet,prozator.
Libri përmbyllet me kaptinën e tretë”SHTOJCË” që nis me një ftesë nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, veprimtarëve të kësaj shoqate,Një kafe me Bacë Adem Demaqin,Vizita e shkrimtarit Arif Demolli në Vjenë,si dhe përfundon me disa foto mjaft domethënëse të organizimeve të mërgimtarëve tanë rrethuar rreth kësaj Shoqate.Mund të themi se këta veprimtarë me zgjuarsi i kanë hyrë punës dhe kanë sjellur një libër të mirë para lexuesëve.Ne i përgëzojmë,u dëshirojmë edhe shumë libra tjerë. si dhe aktivitete të frytshme e të njëpas njëshme ,nëShoqatën Kulturore Shqiptare”Aleksandër Moisiu” në Vjenë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen