Besim Xhelili lindi më 11 shkurt 1977 në Tetovë. shkollën fillore e kreu në fshatin Përshefcë,
të mesmen në Tetove në vitet 1992 - 1995
Studimet i vazhdoj në Universitetin e Tetovës, në degën Gjeografi dhe pas një viti i ndërprevu për shkak se policia në Kërçovë ia mori Index-in dhe nuk ia kthyen kurr. Që nga viti 1998 jeton në Vjenë të Austrisë
Veprat:
"Emocione", (poei) 1996.
"Unë në sytë e tu", (poei) 2007.
"Baladë e ngrirë", (poei) 2012
Poezi nga Besim Xhelili
KËMBËT E DHEMBJES
Erresirë e thellë, e ndytë
ka mbuluar fushën e shenjtë
fuqia e syrit të njomë
ka humbur në pakuptimësi !
Loti i pastër rreth hundës rrjedh
bie në liqenin e pafund,
aty nën këmbët e dhembjes
aty ku përballen,-
frika dhe siguria,
kujtesa e harresa,
përbuzja e simpatia,
mëkati dhe e vërteta,
lodhja e qetësia,
ferri dhe lumturia...!
Aty ku ngadalë dreqi dhelpërak
shkurton këmbët...
PA TITULL
Kur e sheh se të gjitha rrugët
të dërgojnë vetëm në një vend,
aty ku bashkë me mikun gjakpirës
lozni vallet krah për krah
mos prit ng ti mendime me vlerë.
Ato janë vetëm mbulojë
e djallëzores që fshehet
brenda kufijve të tu,
e cila t`i nxit instinktet
që gjithë jetën e lumtur
ta kalosh me trazira çmendurie.
Në fund pa kuptuar
ia paguan dëmin vetes
me ndërrim të botërave...
KONFLIKTI
Ndjenjat pa bazë
shndërrohen në egërsira
dhe nga brendia
na nxjerrin në shesh,
gjithë përfytyrimet e mendimet
që mund të na çojnë në konflikt
me mendjen e shëndoshë...
SHPËRBLIMI
Harmoninë që ka truri yt i njomë
mos e trazo pa dëshirën e zemrës...
Ndjenjat e tmerrshme mos i nxit
aq sa të të duket,
sikur dëgjon zëra të turbullt,
se të kaplon frika pastaj
kinse djalli ka ardhur pas teje !
E ti s`kupton se pakuptimësia
vjen nga brendia e mendjes sate.
Prandaj, or vëlla jeto, jeto
ne fund shpërblehu
me vdekje ...
PRONARI I MENDJEVE
Kur mendja hutohet për asgjë,
mirësjellja humbet në errësi
dhe mendimet e neveritura
të çojnë drejt botës djallëzore.
Atëherë s`mbetet gjë tjetër
veç korrumpimit fatal
të racës së pastër njerëzore,
besimplote në magjira të zeza
që pret fisnikërinë e gatuar,
nga dreqi i gëzuar
që sundon mendimet e njerëzve.
Është bërë pronar i mendjeve !?
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen