Sejdi Berisha |
Sejdi (Bajram) Berisha u lind me 10 qershor 1947. Që në shkollën fillore, fillon të shkruajë poezi, të cilat, së pari i botohen në gazetën “Flaka e Vëllazërimit” të Shkupit e pastaj, në “Pionieri” dhe në “Rilindja për fëmijë”. Nga këtu zë fill edhe zhvillimi i talentit të tij edhe si shkrimtar edhe si gazetar.
Si nxënës i gjimnazit të Pejës bashkëpunon me gazetën student...ore “Bota e Re”, kurse që nga viti 1970 bëhet bashkëpunëtor mjaft produktiv i gazetës “Flaka e Vëllazërimit”.
Në vitin 1972, punësohet në Radiotelevizionin e Prishtinës, respektivisht, në Radio-Prishtina si korrespondent nga Peja, prej nga raporton dhe informon opinionin e gjerë për ngjarjet dhe aktivitetet e gjithëmbarshme nga ky rajon: Peja, Deçani, Klina dhe nga Istogu. Në këtë detyrë, ai ishte gjithnjë deri në korrik të vitit 1990, kur policia serbe me dhunë i dëbon nga vendet e tyre të punës të gjithë punëtorët shqiptarë të RTP-së(Radiotelevizionit të Prishtinës).
Sejdi Berisha, gjatë punës në Radio-Prishtina ka arritur titullin e Redaktorit të Kategorisë së Parë dhe, përpos që ka përcjellë zhvillimet dhe ngjarjet në territorin e Pejës dhe në tri komunat tjera të cekura më lartë, kohë pas kohe ka raportuar edhe nga ngjarjet dhe tubimet më të rëndësishme anë e kënd ish Jugosllavisë. Ka qenë edhe reporter në manifestimet kulturore, siç ishte Festivali i Teatrove të Jugosllavisë, Festivali Republikan i Teatrove të Kosovës, Serbisë dhe të Vojvodinës dhe Festivali i Teatrove Amatore të Kosovës, të cilat për çdo vit mbaheshin në Trebinje të Bosnjës dhe Hercegovinës, në Kulla të Vojvodinës dhe në Ferizaj të Kosovës. Për punë cilësore dhe profesionale, disa herë është shpërblyer dhe ka marrë mirënjohje. Në ndërkohë, pesë vite ka qenë edhe gazetar-korrespondent i Televizionit të Prishtinës, kurse pas vitit 1980, edhe gazetar i “Rilindjes”.
Ky krijues, publicist dhe kronist, në nëntor të vitit 1982 nxori numrin e parë të gazetës “Peja” dhe ishte themelues i Radio-Pejës (1981). Në vitin 1982 ishte edhe drejtor i këtij institucioni me rëndësi të veçantë informative dhe shoqërore, por duke mos u pajtuar me koncepcionet e udhëheqjes së atëhershme të Kuvendit Komunal të Pejës, nën patronazhin e të cilit ishte edhe Radio-Peja, e që një koncepcion i tillë nuk lejonte hapësirë për punë kreative, cilësore dhe profesionale, tërhiqet nga kjo detyrë dhe sërish kalon me punë në Radio-Prishtina.
Sejdi BERISHA është njëri prej punëtorëve më të mirëfilltë të kulturës në Pejë dhe më gjerë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës.
Jeton në Pejë.
Veprat:
- Kombinati i lëkurë-këpucëve në Pejë
- (monografi, 1984)
- Tronditje (poezi, 19991)
- Çmendia në rreth (prozë, 1993)
- Feniksi (poezi, 1993)
- Simfoni pritjeje (poezi, 1995)
- Zejtarët e Pejës (monografi, 1995)
- Gabim stinësh (poezi, 1996)
- Në cep koha (poezi, 1997)
- Vrasësi i gjumit (roman, 1999)
- Heraldika (poezi, 2000)
- Lumturia e dhembjes (eseistikë, 2002)
- Freskia e pluhurit (poezi, 2002)
- Piramida e ironisë (eseistikë, 2004)
- Plagë në pikturë (poezi, 2005)
- Fjala e gjakut (tri poema kushtuar Prekazit, Gllogjanit dhe Koshares-2006)
- Shpërputhje kohe (ese, shkrime kritiko-letrare,vështrime jete, 2006)
- Kaq shumë vetmi (poezi të zgjedhura-2007)
- Dashuro një minutë (poezi dashurie-2007)
- Homazhe tek mendja (eseje-2008)
- E bukura e rrugëtimit (këndvështrime letrare-2008)
- Fjalë e pathënë (poezi - 2009)
- Zejtarët e Pejës (monografi-Botimi i Dytë - 2010)
- Kërkoj dhembjen time (poezi - 2011)
- Mallkimi i heshtjes (Shkrime refleksive-2011)
- Teatri i Pejës (monografi-2012)
- Vargje të këputura (poezi-2012)
- Përtej shkrimit (Shkrime të plasura, baladë shkrimesh, kujtime, mendime, vlerësime dhe biseda për njeriun, dhe të tjerët për mua) - 2013
Poezi nga Sejdi Berisha
ETJEN PËR TA SHUAR...
Ik nga unë
O, varg i këngës
Mos më ngacmo
Me thërrmitë e jetës
Se mjaftë më ke vjelë
Si qershizat në qershor
Edhe si mollët lalçe në fund të verës
Mjaftë më ke përmalluar
Me gjethin e verdhë
Edhe me beharin në pranverë
Të lutëm
Ik nga unë
Se jam lodhur me zërin tënd
Me frymën dhe me flakën e stinëve
Që peshë e qojnë zjarrin tim...
Të lutëm
Ik nga unë...
Më premto
Se do të ikësh
E, ku do shkosh
Që dot s’mundem pa Ty
Po, ik more rob i shpirtit tim
E unë lak i përthurur në Ty
Ik shko kah të duash
Shëtit nëpër kohëra
Shko në dreq të mallkuar...
Nuk gjeta fjalë as lutje
Për t’i dhënë përgjigje tjetër vargut tim
Prapë i thash
Rri, rri këtu me mua
E së bashku edhe më tutje të udhëtojmë
Të shkojmë tek një lapidar
Që, nuk është më...
Apo është duke shëtitur
Në tokën plotë ngjyrë të kuqe
Të bisedojmë atje me njëri-tjetrin
Unë për çmendinë e gjakut tim
E Ti për ndrydhjen e zërit tënd
Dhe bashkërisht
Të këndojmë apo ta vajtojmë
Zemërimin dhe etjen në rrugëtim
Sa mirë, o vargu im
Kështu sërish jemi bashkë
Si dy miq dhe armiq
Duke kalëruar tokën
Si mushkën me barrë të betejave
Ah, moj kënga ime
Po ç’më bëre Ti...
Dhe...
Nëse ndonjëherë vendos
Me frymën tënde të më ngrohësh
Të lutëm
Më mbështjell me ngjyrën e bardhë
Por, sipër mos harro
Më stolis me ngjyrën bojëgjake
Se ajo është e njeriut dhe e tokës sime
SHI I VAKTË MBI FYTYRËN E BRONZTË
Provoj të them diçka
Edhe të flasë
Edhe të përshëndes
Bronza vetëm më shikon
Përtej meje hedh mendimin
Ku ta zë unë atë
Ta sjell pranë bustit
E, ti them
Ja, mendimi im
Fol
Sytë e bustit vetëm më shikojnë
Kush e di se çfarë thonë
S’kam çfarë të bëj
Ja, lotët e mi
Vëri në sytë e tu
Fytyrën e bustit
E rrihte shi i vaktë
Por që mua më përvëlonte...
HOQA SHQIPONJEN NGA FLAMURI...*
(Ty, tokë e dhembjes dhe e krenarisë, tapitë po të forcohen...)
1.
Shikoja flamurin si valonte
Mendueshëm në erë
Flladi i puthitej për trup
Gjithnjë kështu
Derisa nga pëlhura e kuqe
Hoqa shqiponjën
Fluturo e lirë kah të duash
I thashë
Ajo mori krahë
Dhe u zhduk shkrepave
2.
Ngjyrën e kuqe
Nga pëlhurë e flamurit e nxora
Shko dhe gjeje qarkullimin e gjakut
I thashë
Iku si mos të kishte qenë
Kush e di se kah
Shprushte gjakun e njeriut
3.
Një ditë
Sërish shikoja flamurin si valonte
Në te
Ishte kthyer shqiponja
Edhe ngjyra e gjakut
Këtu e kemi vendin-thanë
Dhe s’lëvizim dot
Jemi shekujt duke i përcjellë
4.
Thashë
Po sa shumë janë të lidhura
Shqiponja me ngjyrën e kuqe
Atëherë
Kush mund të bëjë mëkat
Nëse përpiqet t’i ndajë këto dy madhështi
Të mbështjella me libra krenarie
Me dhembje e lumturi në gji
5.
Pëlhura
Ngjyra e kuqe dhe shqiponja
Sa herë janë copëtuar
Sa herë janë djegur
Sa herë janë futur në gji
Sa herë e kanë mbështjellë trupin e njeriut
Sa herë janë bërë grimë-grimë
Dhe sërish janë të lidhura bashkë
Çfarë dashurie është kjo
Që nuk peshohet me barrën e shekujve
As dot nuk e ndryshkin kohërat
*(Kjo poezi është shpërblyer me Çmimin e Dytë në Poetekën gjithëkombëtare, e cila është mbajtur në vitin 2012 në Tiranë.
BISEDË FLAMURI ME BABAIN TIM...
(Në 100-vjetorin e ngritjes së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë)
O, burrë dheu...
Ngrihu nga varri
Bashkë të nisemi për në Vlorë
Se gjithherë shkrumb e ke pasur
Flamurin kuq e zi
Ndërsa madhështi hapësire
Shqiponjën lartë Bjeshkëve të Nemuna
Kësaj radhe
Të kënaqemi me ngritjen e flamurit
Ti, pushoi eshtrat
Që kurrë nuk të kalben
Dhe, sërish do kthehemi në Dukagjin
Ti, prehu aty ku eshtrat zgjuar rrinë
E, unë
Do forcohem me qëndresën e sate zemër
Do shuaj mallin me ëndrrën tënde
O, burrë dheu...
E di
Edhe sot ke etje
Edhe në shpirt edhe në sy
S’kam çfarë të të bëj
Sepse edhe tani
I tillë je më madhështor
O, burrë dheu...
Ngrihu nga varri
Se dua të të përqafoj
Për përrallat që m’i ke rrëfyer
Për ëndrrat që m’i ke fshehur...
TI, TOKË E GJAKUT DHE E LOTIT...
(Sot në Pejë u kthyen në bronz bijtë e saj, Sali Gjuka dhe Bedri Pejani,
të cilët ishin nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë në Vlorë në vitin 1912)
Mos u zemëro
O, dheu i kësaj toke
Pse shumë herë
Je vendosur e zhvendosur
Mbi varret e njerëzve që vetë i rrite
Së paku sot gëzohu
Se do eshtra
Sërish po të kthehen në gjirin tënd
Është pak
Apo, shumë vonë...
Por, edhe kështu është krenari
Se, tani tapitë po të forcohen
Ti, tokë e gjakut dhe e lotit
Ti, tokë e dhembjes dhe e krenarisë
Të erdhën bijtë
Isë Boletini në Shkodër
Në Isniq e në Mitrovicë
Sali Gjuka e Bedri Pejani
Në Pejën e Haxhi Zekës
Të gjithë sot të erdhën në bronz
Dhe, sot
Të gjithë eshtrat në tokën arbërore
Sikur në këmbë janë ngritur
Shikojnë,...
Edhe ata festojnë
Por me frikën dhe etjen
Për përqafimin me njëri-tjetrin
Mos u zemëro
O, dheu i kësaj toke
Sepse,...
Janë këta eshtra që nuk harrojnë
Janë eshtra që flasin e nuk mashtrohen
Por prehjen e qetë e duan
Ne, duke bashkuar mendjen dhe zemrën
Kështu toka do të jetë më e pëlleshme
Me histori në dorë
Sa rrugëtim i dhembshëm deri këtu
Por
Mos u zemëro
O, dheu i kësaj toke...
Kemi edhe shumë rrugë për të bërë
Vitet dhe shekujt
Me vete janë duke bartur
Një fener të vjetër drite...
(Pejë, 21 nëntor 2012)
Mos u zemëro
O, dheu i kësaj toke
Pse shumë herë
Je vendosur e zhvendosur
Mbi varret e njerëzve që vetë i rrite
Së paku sot gëzohu
Se do eshtra
Sërish po të kthehen në gjirin tënd
Është pak
Apo, shumë vonë...
Por, edhe kështu është krenari
Se, tani tapitë po të forcohen
Ti, tokë e gjakut dhe e lotit
Ti, tokë e dhembjes dhe e krenarisë
Të erdhën bijtë
Isë Boletini në Shkodër
Në Isniq e në Mitrovicë
Sali Gjuka e Bedri Pejani
Në Pejën e Haxhi Zekës
Të gjithë sot të erdhën në bronz
Dhe, sot
Të gjithë eshtrat në tokën arbërore
Sikur në këmbë janë ngritur
Shikojnë,...
Edhe ata festojnë
Por me frikën dhe etjen
Për përqafimin me njëri-tjetrin
Mos u zemëro
O, dheu i kësaj toke
Sepse,...
Janë këta eshtra që nuk harrojnë
Janë eshtra që flasin e nuk mashtrohen
Por prehjen e qetë e duan
Ne, duke bashkuar mendjen dhe zemrën
Kështu toka do të jetë më e pëlleshme
Me histori në dorë
Sa rrugëtim i dhembshëm deri këtu
Por
Mos u zemëro
O, dheu i kësaj toke...
Kemi edhe shumë rrugë për të bërë
Vitet dhe shekujt
Me vete janë duke bartur
Një fener të vjetër drite...
(Pejë, 21 nëntor 2012)
PLAGËT, MOS M’I LËNDONI...
I kam do rrugë të vjetra
Mos m'i dëmtoni
I kam do gëzime
Mos m'i shëmtoni...
I kam do kallëzime
Mos m'i pluhuroni
I kam do plagë
Mos m'i lëndoni
I kam do dhembje
Mos m'i trazoni
I kam do hidhërime
Mos m'i rëndoni
I kam do këngë
Mos m'i shtrembëroni
E kam një etje
Të etur më leni
I kam do kujtime
E acari mbi letër
S'më lë ta shkruaj
Vetëm edhe një varg
Në vend të vargut
Lë të jetë Toka ime...
Ndoshta takohemi diku
Në përqafimin e kombit
Në lumturimin e atdheut...
SOT, HERËT NË MËNGJES...
Në mëngjes
Herët në mëngjes
Posa hapa sytë
Nga gjumi mashtrues
Pranë meje qëndronte një dritë
Vetëm buzëqeshte me sytë e mi
Nuk e perceptova mirë
Ku iku aq përftueshëm
Atëherë
Unë shkrova vetëm një varg:
Drita, sa etje e shkrumb i madh për njeriun...
Varg i shfrenuar, a
Po po
E pranoj
Se ditët dhe netët vijnë e shkojnë
Dhembjes së trenave u ngjajnë
Kur ikin binarëve pa mbarim...
ÇDO DITË NDRYSHE...
Tastet e pianos mos i rëndo shumë
Sepse
Në secilën syresh
Në secilën notë muzikore
Në secilin tingull
Nga një pjesë të shpirtit
Të shpërndarë e kam
Nuk e di pse
Ndoshta këngën duke e kërkuar
Apo çelësin e pentagramit që nuk ekziston
Po
Ç’është kështu me mua
Për çdo ditë
Jeta ndryshe më tingëllon
VETËM LAPSIN SA TA SHOH
Në këtë fundviti...
Edhe një grimë dritë dua
Vetëm lapsin sa ta shoh
Se në letër shkruaj
Edhe kur bën terr
Edhe një këngë e dua...
Atë këngën arbëreshe:
O, e bukura more...
Por edhe atë këngën tjetër
Për vazon e thyer...
Ma dhuroni
Edhe një jehonë malesh
Unë
S’kam gjë tjetër
Vetëm se një varg t’ua dhuroj:
Lumturinë gjithmonë bëjeni vetë
S’JAM HOMERI, POR KËNDONI ME MUA...!
Çfarë do bësh me lotët e mi
Do t’i dërgosh në parajsë
Apo atje diku thellë në ferr
Me vetveten çfarë do bësh
Po, me rrëfimin tim
...
Atë dërgoje tek kroi i kujtimit
Atje
Trete dhe braktise ëndrrën
Kurrë më mos të kthehet
Kurse ne
Po, po
Të rrimë së bashku
Njëri-tjetrin duke e kërkuar
Deri në ag
Gjer në fund të shekujve
Apo deri në gjumë...
Sa më pëlqen
Shtegtar i lumturisë të jam
Po tash...
Unë, çfarë do bëj me vetveten
Më këtë kohë kaq të shkurtër
Sërish vetëm të qaj e të këndoj, a?
Ejani pas meje
Sikur pas Homerit...
MBI VARR TË NËNËS
(Kujtimi për nënën)
Pak behar pati kësaj pranvere
Por të gjitha lulet i mblodha
Mbi Ty i hodha
Dhe si për inat
Natyra ndërroi pamjen
Edhe gjethet zverdhuan
Diçka e tmerrshme si mortaja
Prej sot
Tamam jam i vetmuar qyqekall
Oj, nëna ime
Mbi Ty solla tërë frymëmarrjen e stinëve
Të tërë motmoteve të mia
Edhe hënën
Këtu të bëjë dritë
Ashtu siç di ajo kur është vetmi
Kërkoj Feniksin
Por heshtja ngulfatë
Veniten lulet
Gjelbërimi bëhet shkrumb
Hej, Zot
Edhe hëna bile
Nuk bën një grimë dritë
E këto fusha livadhe
Thua se i kanë kapërdirë shtëpitë përreth
Prej sot
Tamam jam kalorës i vonë
Që vrapon pas fluturave të bardha
Që kurrë nuk u ngop me lojëra fëmijërore
Oj nëna ime
Kur ta kthej shpinën e nisem
Hapa tunxh më bëhen
Këmbët dot s’më qojnë drejtë shtëpisë
Heu tokë po ç’kam humbur
Tash
Atje në shtëpi
S’ka kush më thotë:
Ah, biri im
Edhe çatia po gëzohet ku vjen Ti
E tash
Në këtë pranverë
Nuk ka lule as gjelbërim
Në shtëpinë e amshuar pushon nëna
Sa shumë vaj e përmallim
S’ka pajtim
Një jetë-histori gati shekullore
Tani mbëlton dheun e kësaj toke
Në këtë vend
Përherë dritën e kam ëndërruar
Mbi varr të nënës
Vajtoj e vajtova
Histori e gjatë
Athua ku është e ku do jetë
Ëndrra që më iku
Feniksi m’i fshinë lotët
M’i letoi qepallat
Heu, more Zot
Kudo që prek tokën
Shoh Nënën time
Jetë e ndrydhur
Por Feniks
Pak behar pati kësaj pranvere
Por të gjitha lulet i mblodha
Mbi Ty i hodha
Dhe si për inat
Natyra ndërroi pamjen
Edhe gjethet zverdhuan
Diçka e tmerrshme si mortaja
Prej sot
Tamam jam i vetmuar qyqekall
Oj, nëna ime
Mbi Ty solla tërë frymëmarrjen e stinëve
Të tërë motmoteve të mia
Edhe hënën
Këtu të bëjë dritë
Ashtu siç di ajo kur është vetmi
Kërkoj Feniksin
Por heshtja ngulfatë
Veniten lulet
Gjelbërimi bëhet shkrumb
Hej, Zot
Edhe hëna bile
Nuk bën një grimë dritë
E këto fusha livadhe
Thua se i kanë kapërdirë shtëpitë përreth
Prej sot
Tamam jam kalorës i vonë
Që vrapon pas fluturave të bardha
Që kurrë nuk u ngop me lojëra fëmijërore
Oj nëna ime
Kur ta kthej shpinën e nisem
Hapa tunxh më bëhen
Këmbët dot s’më qojnë drejtë shtëpisë
Heu tokë po ç’kam humbur
Tash
Atje në shtëpi
S’ka kush më thotë:
Ah, biri im
Edhe çatia po gëzohet ku vjen Ti
E tash
Në këtë pranverë
Nuk ka lule as gjelbërim
Në shtëpinë e amshuar pushon nëna
Sa shumë vaj e përmallim
S’ka pajtim
Një jetë-histori gati shekullore
Tani mbëlton dheun e kësaj toke
Në këtë vend
Përherë dritën e kam ëndërruar
Mbi varr të nënës
Vajtoj e vajtova
Histori e gjatë
Athua ku është e ku do jetë
Ëndrra që më iku
Feniksi m’i fshinë lotët
M’i letoi qepallat
Heu, more Zot
Kudo që prek tokën
Shoh Nënën time
Jetë e ndrydhur
Por Feniks
KUR VJEN QERSHORI
Kur vjen qershori
Këndo dy herë
Qershori kur vjen
Kujtoje vetëm datën dhjetë
Por dy herë
Sepse dy herë jam lindur unë
Dy herë ke ardhur Ti
Kur vjen qershori
Vajto dy herë
Për takimin tonë të vonuar
Sa kemi udhëtuar së bashku
E nuk e kemi ditur
Apo kemi heshtur
Sa mëkat
Kur vjen qershori
Dy herë festo
Vetëm për një ditëlindje
Nëpër të cilën
Shtegtojnë dy shpirtra binjakë
Qershori kur vjen
Vetëm dy puthje janë në një
Dhe atë në ditën e dhjetë
Ndoshta në këtë datë
Edhe mund të vdiset
Por vetëm njëherë
Kur vjen qershori
Festo dy herë
Dy herë vajto
Në të njëjtën ditë
Për takimin tonë
Për rrugëtimin binjak
Dy shpirtra në një
Kjo është e vërtetë
Edhe nëse ndonjëherë
Zihen në mes veti
Për ta sforcuar
Amshimin e dashurisë
Kjo ka ndodhur
Vetëm njëherë në botë
Dhe atë me dhjetë qershor
Nëse vjen qershori
Atëherë
Tërë bota le të dashurojë
Dy herë në të njëjtën ditë
Qershori nëse vjen...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen