Me shkrime letrare ka filluar të merret që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Me shkrimet e veta është fitues i disa shpërblimeve letrare. Në vitin 2006 ka fituar çmimin e tretë për kritikë letrare në konkursin e shpallur nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në 75 vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit. Po ashtu poezia e tij është e përkthyer edhe në rumanisht, gjermanisht, anglish, italisht, polonisht, serbisht, etj.
Halil Haxhosaj shkruan poezi për të rritur dhe për fëmijë, prozë, kritikë letrare, shkrime për teatër, romane, drama, skenar për film e televizion dhe shkrime publicistike. Deri tash ka botuar këto vepra poetike:
“Damarë të ringjallur”, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 1992,
“Në kafaz me pantera”, “Rilindja”, Prishtinë, 1993.
“Këngë të ngrira”, “Jeta e re”, Prishtinë, 1996.
“Zëra të grisur”, “Rilindja”, Prishtinë, 1998.
“Hija e orëligës”, “Rilindja”, Prishtinë, 2000,
“Pastaj bëhu relikt”, “Rozafa”, Prishtinë, 2003,
“Umbra viselor – Hija e ëndrrave”, Bukuresht, 2004
“Pakohësi”, tregime, “Buzuku”, Prishtinë, 2005.
“Përimtime letrare”, kritika letrare, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2006
“Fjalë e plagë”, poezi, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2007.
Halil Haxhosaj jeton dhe krijon në Gjakovë.
“Në kafaz me pantera”, “Rilindja”, Prishtinë, 1993.
“Këngë të ngrira”, “Jeta e re”, Prishtinë, 1996.
“Zëra të grisur”, “Rilindja”, Prishtinë, 1998.
“Hija e orëligës”, “Rilindja”, Prishtinë, 2000,
“Pastaj bëhu relikt”, “Rozafa”, Prishtinë, 2003,
“Umbra viselor – Hija e ëndrrave”, Bukuresht, 2004
“Pakohësi”, tregime, “Buzuku”, Prishtinë, 2005.
“Përimtime letrare”, kritika letrare, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2006
“Fjalë e plagë”, poezi, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2007.
Halil Haxhosaj jeton dhe krijon në Gjakovë.
Poezi nga Halil Haxhosaj
TRIPTIK PËR NËNËN
Sa herë më kaplonin sëmundjet
Nëna ofshante dhe mërmëriste
Pastaj një kokërr kripë
Ma sillte rreth kokës
E hidhte në zjarr
Duke pëshpëritur
Plastë si kokrra e kripës
Si kokrra e kripës
Hedhur në zjarrin e vatrës
Paste syri i keq
Shërohej sëmundja ime
2.
U përbirove
Nëpër hallkat e një shekulli
Edhe në tjetrin
E nusërove një mot
As Lija e Madhe as Mortja
Nuk të lanë vërragë në fytyrë
Edhe pse të kaluan pragun e shtëpisë
Trokëllimat e shtrëngatave
T’i çakorduan
Fijet e endura shekujve
Nëna ime
Kurrë nuk njohe sulltanë as krajla
Edhe pse zërin ua dëgjove
3.
Mbrëmë derisa po flija
Më erdhi nëna në ëndërr
Me një këmishë të arnuar
Në dorë
Merre më tha
Mbështille lëkurën e prerë
Në sallën e operacionit
Sepse nuk lëngon më
I përmalluar dhe i gëzuar
Desha ta përqafoj e ta përkëdheli
Ajo iku e shndërruar në aromë
Në mëngjes
Një buçetë me lule të freskëta
E kisha të vendosur te koka
Kur u mora erë
Diçka lëvizi në dhomë
Pranvera ia çeli
Petalet natyrës
METAFORË KOHE U BËRE
(Tahir Deskut)
Nuk më kujtohet asnjë ofshamë e jotja
Në orët letrare në amfiteatër në Prishtinë,
Në sallën solemne të pallatit në Gjakovë
Në Orën e Madhe të Mitingut të poezisë
Vetëm metaforë fitoreje dëshiroje
Të bëheshe në të gjitha seancat
Afshin e Dheut të Drenicës Dukagjinit
Të Kosovës e të Arbërisë e thithe
Duke gulçuar për rreze lirie
Tituj veprash e bëre jetën
Rrokje të tyre rropatjet e saj
Dashurinë për të kurrë s’e trete
Në secilën metaforë ndriçoi ylli
I rrezeve të larta të flijimit
Më tri shkronja UÇK në ballë
Në kraharor në zemër
Dheu i kësaj toka ta fali amshimin
Prehu i qetë e me krenari në të
Sepse e ke Medaljonin e përjetësisë
Metaforë kohe u bëre …
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen