Freitag, 31. Mai 2013

Nehat Jahiu

Nehat Jahiu u lind më 10 tetor të vitit 1951 në fshatin Orizare të komunës së Likovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Preshevë dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike (Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe), në Gjakovë. Punon në shkollën fillore “Faik Konica” të fshatit Sllupçan. Me shkrime ka filluar të merret që nga bankat e shkollës fillore, më së tepërmi ka shkruar poezi për fëmijë, por edhe për të rritur. Ka shkruar dhe shkruan artikuj gazetareskë, publicistikë, ese, skica letrare, recensione, tregime etj. Ka bashkë¬punuar dhe ende bashkëpunon me shumë revista, gazeta, në mbarë trojet tona dhe në diasporën shqiptare. Është ndër themeluesit e Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” në Kumanovë dhe anëtar i kryesisë. The¬melues dhe anëtar i redaksisë së Revistës “Dorun¬ti¬na”. Themelues dhe nënkryetar i klubit të shkrimtarëve të komunës së Likovës. Bashkë¬theme¬lues, anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi. Anëtar i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania. Është anëtar i shumë redaksive të revistave letrare etj. Është prezantuar në shumë antologji në trojet tona dhe në diasporën shqiptare: Hasan Hasani: “Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501- 1990” (Prishtinë, 1994), Dr. Arif Selmani: “Bibliografia e letërsisë shqiptare në Maqedoni 1953- 1997” (Teto¬vë, 1998), Dr. Arif Selmani: “Bibliografia e letërsisë shqiptare për të rritur në Maqe¬doni 1951 1999” (Tetovë, 2001), Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë - Netët poetike të verës “Takime nën Rrap” (Anto¬logji e krijuesve pjesëmarrës, Shkup, 2009), Sokol Demaku: “Baladë e përflakur /Flam-mande ballad”, antologji poetike shqip/sudesiht, (Buku¬resht, 2009), Sokol Demaku: “Jehona e shekujve”, antologji poetike (Bukuresht, 2010), duke qenë prezent edhe në disa leksikone të shkrimtarëve, fjalorë enciklo¬pe¬dikë të shkrimtarëve shqiptarë etj. Për krijimta¬ri¬në e tij letrare, është shpërblyer me çmime të ndryeshme. Nehat Jahiu jeton dhe punon në vendlindjen e tij, Orizare, dhe deri më tani ka botuar këto vepra:

1. “Në sytë e tu”-1982
2. “Ura prej zemrave”- 1985
3. “Fluturimi i pëllumbave”-1990
4. “Të pret malli që na treti”-1993
5. “Hidhe vallën Laro”!. . . – 1994
6. “Kukuvajka”-1995
7. “Hape derën shkolla ime”-1995
8. “Epitaf lirie”- 2000
9. “Rrënjët i ke në këtë tokë ilire”- 2005
10. “Huti mbi çati”- 2005
11. “Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe”-2008
12. “Lulëkuqe mbi varre” – 2010
13. “Orizarja ndër shekuj”-2010
14. “Rrugës së drejtë”-2011
15. “Zana dhe Guri” -2011
16. “Poemë për mikun Sadulla Zendel- Daja” - 2012
17. “Te ura e gjyshes”- 2012
18. “Rreze në dritare”- 2013
19. “Krahët e fluturës”- 2013
20. “Hëna u bë nuse” – 2013
21. “ Kënga e zogjve”- 2013


Poezi satirike:

NEHAT JAHIU

Seç u dogje
Seç u dogje,
Seç u trete,
Jo për popull,
Po për vete.
Ti me popull
Bën fejesën
Dhe për vete
Bën martesën!...



Dardha bie nën dardha

Dardha bie nën dardhë
Kur ju shisni pallavra
Ju pallavra, natë e ditë
Ne:
-Mos ua pafshim sytë!


Kukuvajkat

Kukuvajka, vaj medet
Nuk di si bëhen foletë
I lëshon vezët
Në fole të tjera:
Në folenë e gjeraqinës,
Në folenë e bilbilit
Në folenë e kanarinës
Por ç,e do, nga vezët e saj
Nuk lindin kurrë gjeraqina
As bilbila, as kanarina
Se ashtu, siç e do haka
Lindin vetëm



Ejani dallëndyshe

Ejani dallëndyshe pse më flisni ndryshe
Vendlindja ju thërret-këtu të ktheheni
Ejani dallëndyshe mos harroni kurrë
Unë krahëhapur ju pres në kullë.

Ejani dallëndyshe se erdh pranvera
Ju pret vendi i juaj-ju pret foleja
Ejani dallëndyshe, ejani në Gjakovë
Ejani gjithkund- ejani në Kosovë.

Ejani dallëndyshe-ejani n’fluturim
Ju thërret i juaji-i bukuri Dukagjin
Ejani dallëndyshe mos u vononi
Atdheun tuaj të dashur mos e harroni.

Ejani dallëndyshe pse më flisni ndryshe
Ejani t’i shihni të dashurat varre
Ejani dallëndyshe ejani në Çiçavicë
Ejani gjithkund ejani në Drenicë.



DO TË GJEJ O POET

(Poetit dhe profesorit tim Din Mehmetit)

Do të të kërkoj ty tek Ereniku
aty ku thurre vargje tek Pashtriku
do të të përkujtoj për virtyte të dashurisë
aty në shpirt të vargjeve të poezisë.

Sa herë mendimet më shpalosen
ti aty me nderim përkujtohesh
thellë në shpirt kujtimi mbeti
për ty o poet Din Mehmeti.

Do të kërkoj vargun aty ku të mbeti
Në librat e tu o poet Din Memeti
vargun tënd do ta gjejë aty në fjalë
të madhështuar tek Drini i Bardhë.

Do të kërkoj ty në Kosovë
trup e shpirt do ti gjej në Gjakovë
do ti gjej në tokën tënde arbërore
në këtë dhe që e deshte e me të u mbulove.

Do të përkujtoj ty me dashuri e mall
edhe virtytet e tua sa ishe gjallë
do të të gjej ku këndojnë zogjtë në Çabrat
me vargun tënd buzë Drinit Plak.



ËNDRRA E DËSHMORIT TË VRARË+21

Unë jam dëshmori i vrarë
ajo mbi tokë e unë në varr
ajo diku pas kodre larguar
unë shpirtë me arna arrnuar.
Ëndërr e shoh diku pas mesnate
zgjohem e shetitem nëpër varre
në muzgje me gjilpërë shpirtin e arrnoj
në shpirtin e saj një jetë ndërtoj.

Ajo, siluetë që ma rëndon tokën
lotët e saj e pikllojnë botën
ngritem nga varri e ndezi një zjarr
ajo diku përtej detit më kërkon
e unë në varr.

Ajo, tretur larg prej meje e larguar
Më thot ne s´jemi harruar
shpirtin me arrna dytë arrnuar



NDËR NJËMIJË VASHA

Në krua kur vije ti ujë me mbushë
me një gjerdan të varur në gushë
flokët e gjata e me ata sy të zi
ndër njëmijë vasha të njihja unë ty.

Një kollan në dimia lidhur për brezi
flokët në mëngjes ti lagte krahnezi
dy shtamba me ujë i mbaje në dorë
trupin ta mbulonte këmisha e hollë.

E bardhë si bora në maje të Sharrit
nuri të buzëqeshte në mes të ballit
faqet e buzët e skuqura qershi
ndër njëmija vasha të njihja unë ty.



KËNGA E ZOGJVE

Kënga e zogjve është ngjyrë ylberi
Si rrezja e diellit kur lëshohet nga qielli,
Është magjike kur kënga e tyre dëgjohet,
Kur vet nga zogjtë ajo kompozohet.

Kënga e zogjve është si puhi e lehtë
Kur këndohet nëpër pemë- nëpër fletë,
Është e bukur kur këndohet në çdo stinë,
Kur zogjtë vet ndërtojnë të bukurën rimë.

Kënga e zogjve është si valë deti,
Si varg i bukur që thurr poeti,
Është e bukur, e dashur, një mrrekulli,
Kur këndohet pa censurë në melodi...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen