Mittwoch, 29. Mai 2013

Agim Desku

Agim Desku u lind në fshatin Siqevë të Klinës në vitin 1957. Shkollën fillore e kreu në Ujmirë, gjimnazin në Klinë, kurse SH.L-në (gjuhën dhe letërsinë shqipe) në Gjakovë.
Deri më tash ka botuar tri vëllime me poezi.
Është antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i klubit letrar "Karagaçi" të Pejës.
Agim Desku jeton dhe punon (mësimdhënës në SH.F "XH.Kada") në Pejë.

"Pëshpëritje drite" 1995 (Për të rritur),
"Kënga e pranverës" 1996 (vjersha për fëmijë)
"Në cilin varg mbes" 2007

Poezi nga Agim Desku:

DIELLI
 
Me diellin
lartësohet liria.
Lulet
prap marrin aromë.
Këngët
këthejnë tek unë,
bashkë me mikën
pimë ujë Prekazi.
 
 
TIVARI
 
Në Tivar
nata mbeti
pa ditë e dritë.
si të kërkonim
liri,
kur humbëm
edhe fjalën.
Në ditarin
Arnold Von Harfi
numërojmë
deri në 4700
Detit
ia vodhen ëndërrat
për të Bukurën e Dheut.
Kur të vie
si nuse
në Prishtinë,
Ilir
më shkruan
në flamur,
falë Zotit
liria
është fjala ime
e fundit
për të Bukurën e Dheut.



ORË HISTORIE
 
Alfabetin
kohërat ma mësun
im zot
kur mes rreshtash
lexoja historinë
Ilirisht.



UDHA E SHQIPEVE
 
Në mbretërinë e Teutëa
qyteti Butrint
njëmijë e njëqind drejtime
numri 001
apartamenti Evropa
është udha e Shqipeve.



TIVARI
 
Në Tivar
nata mbeti
pa ditë e dritë.
si të kërkonim
liri,
kur humbëm
edhe fjalën.
Në ditarin
Arnold Von Harfi
numërojmë
deri në 4700
Detit
ia vodhen ëndërrat
për të Bukurën e Dheut.
Kur të vie
si nuse
në Prishtinë,
Ilir
më shkruan
në flamur,
falë Zotit
liria
është fjala ime
e fundit
për të Bukurën e Dheut.
 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen