Sinan Kërpaçi ka lindur në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës në vitin 1957. Shkollën e mesme të përgjithëshme e ka kryer në tre qytete te Shqipërisë: Berat, Burrel dhe Durrës. Mbas maturës m i eshte rrefuzuar e drejta e studimit për gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës dhe për arsye absurde dhe përfundoj student ushtarak në Shkollën Lartë të Oficerëve.
Në vitet studentore ka botuar poezi ne shtypin letrar dhe ushtarak dhe është përzgjedhur në dy antologji të shtëpisë Botuese “ Naim Frashëri” për talentet e reja.
Në vitin 1981 diplomohet oficer dhe punoj në detyra të ndryshme në ushtri deri në vitin 1993. Nga ky vit e në vazhdim është marrë me biznes.
Ka botuar këto vëllime me poezi:
“PRAGU”, 1985,
“IKJA E NJERIUT”, 1997,
“S`KA GJUMË NË HIMALAJA”, 2013,
“LIQENI KUNMING”,2011 botim on line,
“MA THUAJ NESËR”,2012
“O Tomorr në Pekin”, 2013.
Ka gati për shtyp vëllimin e ri me poezi” KUSH MË ZHVESH”
DITËS T`I LË NJË KUJTIM
Kur dua ditës që më ikën t`i lë një kujtim
shkoj te bashkëshortori dhe shtrihem për së gjeri:
gruaja të jetë e detyruar të më zgjojë
mua symbyllurin në zgjim,
e unë të bëj vend për atë duke bërë sikur
hidhem si zog i trembur te vendi im.
Këmbët e mardhura dimrit t`i nxjerr pak nga shtrati
këto ditë ku marsi mendon të kthehet në prill.
Kam gjysmë shekulli në shpatulla
e në dashuri më shtohet dëshira
për të mbetur yll.
Gruan do ta pres sa të mbarojë telenovela turke
për një Sulltan me harem, me shumë gra.
Do shkoj te shtrati të shtrihem tërthor:
kur ajo të vijë me një Princ në mendje
perpendikular të më ketë në krah.
Marsi në të ikur do ta sjellë një prill, një maj...
Eja e dashur t`i lëmë ditës një kujtim perpendikular,
pastaj të humbasim në gjumë nëpër natën e thellë:
të flemë e dashur, të flemë.
Nesër në mëngjez dritaren hape ti dhe më thuaj:
dita sot, o Yll, ka ardhur më e bukur...
...si për prill, si për maj, si për yll të këputur.
Biblioteka Kombëtare, 18, 3, 2013

DASHURIA RROFTË !
Sa femra desha, sa më deshën e sa nuk,
sa seriozisht e sa në mënyrën më kot!
Ca u dashuruan me mua kur u pëlqeva,
(dikush, kur pati, derdhi dhe lot)
ca u dashuruan me vargjet kur i kisha me dy kuptime,
(mbase menduan: Poeti isha unë)
ca u dashuruan me paratë kur më vinin lumë,
(në sytë e tyre në seks isha Tomorr)
ca më duan dhe me xhepat bosh si tani që mendoj
se mund t`i mbush me vjersha, (të tilla s`bëhen shumë)
vetëm njëra, ajo që e rrëzova nga gardhi në Zululand
dhe e putha si me zor më do si e desha.
E rrëzova atëherë kur e kisha emrin Dashuri,
tundja zilen e saj kodër më kodër.
S`e lashë të binte në tokë, e mbajta në ajër,
si “ student Tirane” e putha fort, fort,
derisa ajo i dorëzoi, i hodhi armët te ai që e sulmoi
dhe tha : Dashuria Rroftë!
Jepi varkës, lëvizi lopatat të shëtisim bashkë
në hapësirën e dashurisë, në atë pa fund:
tund një zile kodër më kodër,
një zile që s`më lë të humb.
Ti e dëgjon, thua e thua: Dashuria Rroftë!
Të puth në ajër, të mbaj në det, s`të lë të prekësh tokë.
Gjiri i Lalsit, 17. 6. 2012

DITËLINDJE
Sonte më solle prapë te kjo ditëlindje
me moshën që e kam kaq sa ti:
njëzetë vjeç e ca minuta, vajza ime.
Njëzetë vjet e ca minuta flasin Jola
te ky çast, te kjo darkë,
njëzetë vjet e ca minuta jemi bashkë.
Ti fiton e fiton pa ndalur centimetra
te shenja që po bashkë e kemi vënë
duke mos harruar ditën,
ditën që ece në këmbë
me një zë që të merr pas.
Vitet e mia i pjeston me dy
dhe bëhemi në një moshë: njëzetë vjeç,
ose unë vetëm sonte sa ti.
E nesër të jem prapë po ai baba:
me thinjat, me moshën time, me tënden,
me murin e shkallëzuar në kuzhinë,
me centimetrat e fituara deri tani
plus ato që na shtohen të dyve
kur më rri në krah...
Dhe zërin tim që të merr pas,
kur jam baba, Jola, kur jam baba.
Biblioteka Kombëtare, 16, 3, 2013
Sonte më solle prapë te kjo ditëlindje
me moshën që e kam kaq sa ti:
njëzetë vjeç e ca minuta, vajza ime.
Njëzetë vjet e ca minuta flasin Jola
te ky çast, te kjo darkë,
njëzetë vjet e ca minuta jemi bashkë.
Ti fiton e fiton pa ndalur centimetra
te shenja që po bashkë e kemi vënë
duke mos harruar ditën,
ditën që ece në këmbë
me një zë që të merr pas.
Vitet e mia i pjeston me dy
dhe bëhemi në një moshë: njëzetë vjeç,
ose unë vetëm sonte sa ti.
E nesër të jem prapë po ai baba:
me thinjat, me moshën time, me tënden,
me murin e shkallëzuar në kuzhinë,
me centimetrat e fituara deri tani
plus ato që na shtohen të dyve
kur më rri në krah...
Dhe zërin tim që të merr pas,
kur jam baba, Jola, kur jam baba.
Biblioteka Kombëtare, 16, 3, 2013
MALLI FLET NË TELEFON
Miqtë e mi i ndaj: miq që i dua shumëdhe miq që i kam këto kohë më pak miq
në mënyrën si vijnë dhe si ikin nga unë.
I kam miq, i kam miq! Jo të gjithë, jo të gjithë!
Të bangës, vërsnikët m`i merr vetëm vdekja.
Kam të tjerë që as me ilaçe s`i mbaj dot në jetë;
kur i bie telefonit se i dua më thonë:
jemi në një vdekje, të marrim vetë më vonë,
dhe pastaj më harrojnë,
bien në gropën ku futin të ndjerin.
Vë mallin dhe u flet në telefon;
unë i kërkoj se i dua, ata zgjedhin të vdesin.
Lokal “ MATEO”, 14, 3, 2013

SI NA NDODH
Te përroiqë merrte gardhin e nënës
dhe hante pritat e babait
vjedhurazi ato kohë
dy të florinjtat me aroma
t`i lakmova shumë:
lageshim,
dallgëzoheshim,
ktheheshim në shkumë
si na ndodh gjithnjë,
në atë çastin
kur bëhemi lumë
e dalim nga shtrati.
. . . s`na nxë më krevati.
Te përroiqë merrte gardhin e nënës
dhe hante pritat e babait
vjedhurazi ato kohë
dy të florinjtat me aroma
t`i lakmova shumë:
lageshim,
dallgëzoheshim,
ktheheshim në shkumë
si na ndodh gjithnjë,
në atë çastin
kur bëhemi lumë
e dalim nga shtrati.
. . . s`na nxë më krevati.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen