Rrok Berisha është lindur më 5. 8. 1956 në Gllogjan të Lugut të Baranit, Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Prishtinë, studimet në FSHNM, për Biologji - Kimi. Gjatë shkollës së mesme boton vargjet e para poetike, në gazetën e shkollës dhe në revistën "Zëri i Rinisë". Gjatë studimeve ishte bashkëpunëtor aktiv i gazetës studentore “Bota e Re”, ndërsa në shkurt të vitit 1978, punësohet në Televizionin e Prishtinës, si gazetar në Programin Informativ-Politik. Pas Demonstratave të vitit 1981 etiketohet si i "pabesueshëm" për pushtetin. Politika redaktuese e kohës ka vërejtje për "shkeljet e rënda" të gazetarit Rrok Berisha, dhe nuk i lejohet që të përcjellë organizatat shoqërore-politike, e as Kuvendin e Kosovës. Duke mos qenë në vijën politike të kohës, i ndalohet realizimi dhe emetimi i shkrimeve dhe raporteve autoriale, prandaj nxirret nga "prodhimi" e hidhet te “Përgatitja e raportit meteorologjik, për emisionin e lajmeve – Ditari”, me ç’rast punoi deri më 5 korrik 1990, kur policia serbe pushton objektet e RTP-së dhe largon nga puna shqiptarët.
Nga viti 1990 deri në përfundimin e luftës, Rroku me shkrime dhe aktivitete politike i shërben sensibilizimit të opinionit për ngjarjet në Kosovë. Bashkëpunon intensivisht me QIK-un, gazetën “Bujku” dhe “Informatorin”, duke iu bë krah i fortë qëndresës shqiptare të viteve të 90-ta, prandaj dhjetëra herë merret në biseda informative nga MUP-i serb. Mirëpo nuk ndalet nga aktivitetet politike: është njëri ndër themeluesit e PSHDK-së, që në Kuvendin e parë themelues në Gjakovë më 1990, si dhe, themelues e Kryetar i parë i BD të PSHDK-së në Gllogjan të Pejës. Në zgjedhjet e marsit 1998, Rroku zgjidhet deputet i Parlamentit të Kosovës (për zonën e Lugut të Baranit, nga PSHDK-ja). Si deputet kryeson “Komisionin për pasuri natyrore”, e njëherazi edhe anëtar i “Komisionit Parlamentar për Informim”. Për te mos u ndalur, për çështjen madhore kombëtare,duke marr pjese ne te gjitha aktivitetet e kohës.
Si deputete i Kuvendit te Republikës së Kosovës, ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejt i organizimit dhe ndihmës se Luftës Çlirimtare në Kosovë –Lugun e Baranit. Ndihmoi sistemimin dhe organizimin e njësiteve operative të UÇK-së në Dukagjin ( të oficerëve profesionistë të FARK-ut) dhe ishte drejtor për informim në Brigadën 131 të njësiteve operative të UÇK-së në Baran.
Kontribut te veçant dha për Shpetimin e popullates civile nga Ofenziva e Ushtrisë, policisë e palamilitareve serb në shtator 1998 në Isniq, Rrok ishte në kontakte me fakorine nderkombetare, organizata humanitare ne sensibilizimin e gjendjes, se rende te popullatës së pa mbrojtur, ku soldateska Serbe ne fshtin Isniq kishte Grumbulluar rrthe 100 mijë banore te fhstarave te Dujagjinit.
Aktiviteti politik e vazhdon edhe pas vitit 1999, si anëtar i Kryesisë së PSHDK-së dhe shef i Zyrës për informim. Më vonë ndodhin zhvillime që nuk përkojnë me pikëpamjet e Rrokut, dhe ky, më 3 korrik 2010, jep dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha postet partiake, për t’íu përkushtuar krijimtarisë artistike dhe publicistike.
Publicisti dhe analisti i pavarur, Rrok Berisha, deri më tani ka botuar:
Vëllimet poetike: “Ti aty mbush ujë”; “Kërkimi i vetvetes”; “Vetmia e udhëtimit”; “Larg e Afër”; “Shpirti i dritës së amshuar” ( poezi kushtuar Nënë Terezës, shqip- anglisht); “Akuarelet e Shpirtit” “Kujtimet e varura” dhe “Pesha e Hapit”.
Vëllimet publicistike: “Krimbi në mollë”; “Bardh e Zi”; “Kukullat”; ”Shitësit e Mjegullës”; “Argatët e Dreqit”. “Letër Jo e Zakonshme” (memoare dhe pjesë ditari nga koha e kaluar dhe periudha e luftës); si bashkautor me Mikel Gojanin monografinë ”Anton Frrokaj - në piedestalin e përjetësisë”.
Jeton e vepron në Prishtinë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen