Poeti, shkrimtari dhe publicisti Vasil Tabaku, krijimtarinë letrare–artistike e ka filluar që në bankat e shkollës tetëvjeçare, kurse botimet e para poetike i ka publikuar në vitet e shkollës së mesme, në organet e shtypit letrar të kohës.
Në vitin 1977 ka përfunduar Studimet e Larta, Fakulteti Gjuhë – Letërsi në Universitetin e Tiranës me rezultate të shkëlqyera, një vit më vonë ka dhënë provimet plotësuese dhe ka kryer edhe Fakultetin e Gazetarisë. Në vitin 1987 ka ndjekur për dy vjet Studimet e Larta pas Universitare në specializimin për skenarist i filmit artistik dhe ekranit televiziv, ku është diplomuar po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 1995 ka kryer trajnim dymujor për gazetari televizive pranë TRT - Ankara, Turqi.
Edhe pse që student botoi librin e parë dhe dhjetëra cikle poetike në gazetat letrare të kohës si dhe shumë artikuj studimor dhe publicistikë, pushtetarët komunist të asaj kohe, nuk i dhanë mundësinë të punonte në ndonjë qendër të zhvilluar apo shkollë qyteti, por “e detyruan?!”në shtator të vitit 1977 të filloj punën si mësues në fshatin Ninësh të Mallakastrës gjer në qershor të vitit 1978.
Më pas Vasil Tabakun do ta gjejmë në këto detyra dhe funksione profesionale:
- - l978 – 1986, drejtues në Pallatin e Kulturës Ballsh.
- - 1986 – 1987, gazetar në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
- - 1987 – 1993, skenarist i filmit artistik në Kinostudion “Shqipëria e Re”, Tiranë.
- -1992 – 1993, kryeredaktor i Revistës “Film” organ i Kinostudios dhe Film – Distribucion.
- - 1993 – 1998, gazetar në Radio Televizionin Shtetëror (RTSH), Tiranë.
- - 1998, hiqet nga TVSH për shkak të bindjeve të tija politike të djathta, mishëruar edhe në emisionet e tij televizive si dhe në shumë shkrime dhe analiza të botuara në shtypin e ditës si ”RD“, ”Tribuna Demokratike“, “Republika“, ”Drita“, “Albania“ etj.
- - 1998 – 1999, gazetar në gazetën “Liria“, organ i shoqatës së ish të dënuarve politikë të Shqipërisë.
- - 1999 - 2000, gazetar në Radio Kontakt, Tiranë.
- - 2000 – 2001, gazetar në TV- ATN – 1, Tiranë.
- - 2001 – 2002, kryeredaktor i gazetës „Tirana demokratike“ organ i PD Tiranë.
- - 2002 – 2003, kryeredaktor i gazetës “Lajmëtari i Lirisë“ organ i shoqatës për integrim të ish të përndjekurve politikë.
- - 2003 – 2004, kryeredaktor i TV – ATN - 1 dhe Reporter i Radios Ndërkombëtare „IRIB“, komentator politikë në “Radio Nacional”, bashkëpunëtor i gazetës “Bota Sot”në Zvicër etj.
- - 2004 –2005, Vasil Tabaku mbetet i papunë.
- - Që nga viti 2007, Vasil Tabaku punon gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ATSH.
Vasil Tabaku, ka botuar rreth 5450 shkrime publicistike, analiza politike, sociale, shoqërore si dhe shkrime te veçanta studimore në fushën e letërsisë, folklorit dhe kritikës letrare, në këto organe: “Drita”, “Zëri i Rinisë”, në revistat: “Nëntori” e “Ylli”. Pas vitit 1991 ka botuar kryesisht në: “Rilindja Demokratike (RD)”, “Tribuna Demokratike”, ”Republika”, ”55”, ”Koha Jonë”, ”Liria”, “Ballkan”, “Sot”, ”Tema”, ”Metropol”, ”Lajmëtari i Lirisë”, ”Drita”, ”Shkodra”, ”Bota Sot” në Zvicër etj. Po ashtu Vasil Tabakun e gjemë me poezi e tregime nëpër gazeta e revista si: “Drita”, “Zëri i Rinise”, “Ylli”, “Nëntori” dhe më pas edhe në: “RD”, “Republika”, “Drita”, “Tema“ etj.
- Vasil Tabaku është autor i rreth dyzet e pesë dokumentarëve artistik televiziv në TVSH dhe ATN – 1. Ka realizuar me qindra emisione televizive dhe radiofonike në “TVSH”, “ATN – 1”, në “Radio Kontakt”, “Radio Nacional” dhe së fundi edhe në Radion Ndërkombëtare “IRIB”.
Veprat:
- 2. “Në të gjitha ditët“, poezi, 1981.
- 3. “Me këngën time dhe jetën“, poezi, 1987.
- 4. “Ndërrimi i epokave“, studime, 1988.
- 5. “Bota në sytë e mi”, ese, 1990.
- 6. „Klithmë drite“, poezi, 1998.
- 7. “Vit i mbrapsht“, ese politike, l998.
- 8. “Zgjim i dhimbjes“, ese dhe studime social – shoqërore, 1999.
- 9. “Vështrim i ngrirë”, poezi dhe ese, 2000.
- 10. “Shqipëria në udhëkryq, apo politika e kryqëzuar?”, studime dhe artikuj politikë, 2001.
- 11. “Shkolla Iraniane dhe Shqipëria”, studime dhe intervista me akademikë dhe personalitete të shquara, 2005.
- 12. “Monumentet e munguara të Demokracisë”, libër eseistiko – publicistikë, 2006.
- 13. ”Baleti i drerit të plagosur“, roman, 2007.
- 14. “SHKOLLA IRANIANE DHE SHQIPËRIA”, është përkthyer në gjuhën persishte, Teheran, 2004.
ËSHTË PREZANTUAR:
15. Hasan Hasani: “LEKSIKONI I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË 1501 – 2001”, Prishtinë 2003.
16. Ferdinan Laholli: “ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE – ANTHELOGIE DER MODERNEN ALBANISCHEN LYRIK”, Holzminde/Germany, 2003.
TË PUTH KOSOVA IME
E dua Kosovën
E dua
E dua
dhimbjen e sajë prej guri
E dua
E dua
driten prej ënderrash
Ndërsa buron
Ndërsa buron
mbi shpresën tonë të përgjakur...
Kosovë,
Kosovë,
ti dashuria dhe dhimbja ime
praj ajri, drite dhe qiejesh,
praj ajri, drite dhe qiejesh,
hedhur mbi supet e mi
si balada zjarri .
si balada zjarri .
Kosovë
ti dashuria
ti dashuria
dhimbja ime prej shiu
dhe rrufeshë përveluese.
dhe rrufeshë përveluese.
Mbi malet e bardhë
si aedë popullor.
si aedë popullor.
ku këga mbetet lart
si një aureolë dielli
Të puth Kosova ime
Ti zemra ime.
Të puth Kosova ime
Ti zemra ime.
Dashuria ime.
Dhimbja ime
Malli im,
Malli im,
Mëngjesi,
mesdita
dhe mbrëmja ime e fundit....
Tirane mars 2008
Përtej vdekjes
Kosova ime
Unë pash
Si digjej fjala
Zjarret të ngrinin në horizont
Si diej të ftohtë akulli
Zërat e akullt ecin në rrugë
Statujat e munguara
midis njerëzve statuja.
Bota
Lexonte heshtjen
Me zë të lart…
Me buzëqeshjen ndër duar
Kosova
Me varret më të bukur se shtëpitë,
Mermerit ngadale..
Ju të vdekur të gjallë
Për ku nxitoni?
Përtej vdekjes
Matan jetës
Kush mund t!ju presë…?
Nga vini ju të gjallëvdekur
Me ecjen
e thyer, me fjalën e vrarë
Ju të vdekur të gjallë
Mbështjellë me qefinin e heshtjes sonë?
Prishtine korrik, 2008
Bashkëkohore
Vështroj zogun
si digjet i dehur
në këngën e vet
Ndër duar
mbaj rruzujt përvëlues të lotëve…
Kam fjetur
në shtratin e dhimbjes
mbi xhamat e thyer të heshtjes…
KOSOVA për mua
ende mbetet një fjalë e palexuar…
Eshte ende e palexuar dhimbja fisnike
Dhe emrat e martireve te KOSOVËS
Të palexuar janë
Zërat e fëmijëve në agun I lirisë
Është ende i palexuar
Zjarri i shpirtit te KOSOVËS…
Janar 2009
Baladë Kosovare
Shpirti im
n jë tufë zjarresh
nëpër muzgun e trishtuar.
Zog i vrarë
regëtinë
zemra e kafshuar…
KOSOVË
Kaprollja e bukur e BALLKANIT,
për ty
dhe tërë errësirsn tënde
Kam në dorë
një qiri të ndezur.
Digjen gishtat e mi
ndizen shpresat…
Mbase ndrijnë ca çaste…
Ajkuna vajton Omerin
Shtator heshtjeje
Kam ndalur
Mbi bjehsket e KOSOVES …
Mbi qerpikët e gjatë
Hëna
Ka mbetur si krah pëllumbi
Ngatërruar nëpër degë…
Poshtë degëve lëvizëse
Bie shi…
Me retë e zeza
Ka mbështjellë flokët e bukura,
me një copë qiell
Ajkuna
Fshin lotët e derdhur për Omerin
Vetëtimat
Ka varur në qafë
Me yjet si gurë të çmuar.
Dhimbja
Malet ka mbuluar tej e ndanë
E sinqertë si dëbora
E ftohtë si bryma…
Gjakove , shtator 2009
EPOSI SHQIPTAR
Një Yllësi
Në formim e sipër.
Nebuloza e fjalëve
Vërtitet midis telave te lahutës
Në goditje madhështore
Me emrat e Mujit e Halilit,
Me vajin madhështor të Ajkunës
Një qarje
që rrëqeth planetët dhe njerëzit
Me qumështin mitik të Zanave
Dhe pluhurin qiellor
Të kuajve të kreshnikëve...
Bota
ka shtangur
Dëgjon këngët hyjnore
Nga gurrat e zërave të aedëve popullor.
Gjithçka
është në vazhdim e sipër.
Turravrapi i Kreshnikëve të Jutbinës
Shkund Tokën.
Krijimi i Botës
nuk ka mbaruar ende,
Ashtu dhe Eposi
Punëtorët e këngës
E latojnë,
e gdhendin,
e përsosin çdo ditë...
Nga sqetullat e Bjeshkëve
Si prej Brinjës së Adamit
Dalin Kreshnikët e fundit...
A mund të jenë të fundit?
Trualli i Eposit
Çdo shekull,
lind Kreshnikët e vet.
Një truall zjarresh
dhe pasionesh të mëdha
Me shpërthime ndërplanetare
Në Yllsinë tonë
Mbi krahët e zogjve
Shtegtojnë drejt legjendave
Emrat e djemve shqiptarë
që mbajnë mbi supe
Historinë dhe të vërtetat e mëdha...
Tokë e Dardanisë
Stuhitë
të puthin fytyrën prej drite dhe bore
Re të mëdha
Shpalosin
ëndrra si flamuj këngësh
Mbi blunë drithëruese të qiellit...
Kori i Zanave
Pagëzon përjetësinë e djemve
Ata
janë bërthama e Kreshnikëve
Agime polare të dashurive të pashpallura
Energji kozmike
Të ndrydhura
Brenda hapit elegant te vajzave si trille bukurie
Fytyrat e tyre
Janë zemra e yjeve
Me regëtima provokuese
në largësi shekullore
Vetëm në Epos,
brenda Eposit
Dhe njerëzit e trojeve epike të Shqipërisë
Mund ti prekin
Ti puthin
Ti marrin ndër duar
fytyrat e yjeve
Kujdes
Zjarri i tyre
është ende në veprim të plotë
Bota
Vazhdon krijimin e mrekullive
Gjithçka
Është ende në fillimet e veta,
edhe eposet...
Një Yllësi
Në formim e sipër.
Nebuloza e fjalëve
Vërtitet midis telave te lahutës
Në goditje madhështore
Me emrat e Mujit e Halilit,
Me vajin madhështor të Ajkunës
Një qarje
që rrëqeth planetët dhe njerëzit
Me qumështin mitik të Zanave
Dhe pluhurin qiellor
Të kuajve të kreshnikëve...
Bota
ka shtangur
Dëgjon këngët hyjnore
Nga gurrat e zërave të aedëve popullor.
Gjithçka
është në vazhdim e sipër.
Turravrapi i Kreshnikëve të Jutbinës
Shkund Tokën.
Krijimi i Botës
nuk ka mbaruar ende,
Ashtu dhe Eposi
Punëtorët e këngës
E latojnë,
e gdhendin,
e përsosin çdo ditë...
Nga sqetullat e Bjeshkëve
Si prej Brinjës së Adamit
Dalin Kreshnikët e fundit...
A mund të jenë të fundit?
Trualli i Eposit
Çdo shekull,
lind Kreshnikët e vet.
Një truall zjarresh
dhe pasionesh të mëdha
Me shpërthime ndërplanetare
Në Yllsinë tonë
Mbi krahët e zogjve
Shtegtojnë drejt legjendave
Emrat e djemve shqiptarë
që mbajnë mbi supe
Historinë dhe të vërtetat e mëdha...
Tokë e Dardanisë
Stuhitë
të puthin fytyrën prej drite dhe bore
Re të mëdha
Shpalosin
ëndrra si flamuj këngësh
Mbi blunë drithëruese të qiellit...
Kori i Zanave
Pagëzon përjetësinë e djemve
Ata
janë bërthama e Kreshnikëve
Agime polare të dashurive të pashpallura
Energji kozmike
Të ndrydhura
Brenda hapit elegant te vajzave si trille bukurie
Fytyrat e tyre
Janë zemra e yjeve
Me regëtima provokuese
në largësi shekullore
Vetëm në Epos,
brenda Eposit
Dhe njerëzit e trojeve epike të Shqipërisë
Mund ti prekin
Ti puthin
Ti marrin ndër duar
fytyrat e yjeve
Kujdes
Zjarri i tyre
është ende në veprim të plotë
Bota
Vazhdon krijimin e mrekullive
Gjithçka
Është ende në fillimet e veta,
edhe eposet...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen